Gjyqtari Astrit Kalaja ka ndërruar jetë sot pasi një person i armatosur ka hapur zjarr brenda Gjykatës së Apelit.
Ai ushtroi profesionin si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, që prej Shkurtit të vitit 2023.
Por ai e filloi “rrugëtimin” e tij në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, që prej 24 Nëntorit të vitit 1993, si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku i shërbeu drejtësisë për 11 vite.
Më vonë që prej 2004-ës, deri më 2023 ushtroi detyrën si gjyqtar në gjykatën e Apelit në Shkodër, dhe më vonë u bë zv.Kryetar i së njëjtës Gjykatë.
Astrit Kalaja, ndër vite mori disa kualifikime nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, dhe është konfirmuar në detyrë pas procesit të vettingut të kryer në vitin 2020. m.p.