Lutfi Dervishi: Me këtë vrull do të kemi më shumë kandidatë sesa votues

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar situatën e PD, në gjetje të një kandidati për Bashkinë e Tiranës.

Përmes rrjeteve sociale, Dervishi komenton amullinë që ka përfshirë opozitën ku janë vetëshpallur disa emra. Mes tyre Ermal Hasimja, Edlira çepani, Florian Haçkaj, Agron Haxhimali, Klevis Balliu, Florjan Binaj e të tjerë.

Dervishi shkruan:
“Me këtë vrull opozita këtë radhë do të ketë më shumë kandidatë sesa votues”./kb