Të shtëna me armë brenda Gjykatës së Apelit Tiranë, plagoset gjyqtari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë në Gjykatën e Apelit.

Sipas raportimeve janë dëgjuar të shtëna me armë, ku ka mbetur i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja.

Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes./e.t