Ish-deputeti i PS, Petro Koçi theksoi se kandidati që ka zgjedhur Partia Demokratike, Florjan Binaj nuk është i pavarur. Sipas tij, Binaj është i ‘infiltruar’ nga familja Berisha.
Më tej Koçi shtoi se gara e Tiranës sipas është e mbyllur dhe se PD është dorëzuar thjesht do të përdorë Binajn për të larë duart nga përgjegjësia e humbjes.
“Gjithmonë kam konsideruara se gara e Tiranës është mbyllur. Tirana ka nevojë të ketë një personalitet dhe nëse e krahasojmë me strukturë qeveritare është niveli i zv.kryeministrit. Të jesh kryetar i Bashkisë së Tiranës është nivel shumë i lartë. Që do të thotë kur një parti politike e madhe merr përsipër pretendimin për të fituar bashkinë e Tiranës duhet të përfaqësohet nga një nivel të lartë, politik dhe përvojë të provuar administrative dhe ndaj PS zgjodhi Ogerta Manastirliun sepse i garanton të dy këto standarde. Dhe po ashtu është një figurë e moderuar në komunikim të brendshëm…Kandidati që ka zgjedhur PD nuk është i pavarur, por është i infiltruar nga familja Berisha. Ka qenë pjesë e televizionit të familjes Berisha. PD ka ngritur duart lart është dorëzuar. Dhe gjithë ky proces i gjatë që nisi në momentin që po bëhej gati të fillonte një fushatë e pjesshme, PD po përpiqej të gjente dikë për të larë duart nga përgjegjësia e humbjes. Ndaj edhe thashë që gara e Tiranës është e mbyllur”, tha ai./e.t