Real Madrid përgatit 150 milionë euro për yllin e City

Real Madrid raportohet se po përgatit një ofertë prej 150 milionë eurosh për yllin e Manchester City, Rodri.

Mediat britanike shkruajnë se oferta e ‘Los Blancos’ për Rodrin mund të bëhet zyrtare verën e ardhshme. Ish-fituesi i “Topit të Artë” mund të bëhet një shtesë e rëndësishme për të forcuar më tej mesfushën e Realit për vitet në vijim.

Ndërkohë, City po përgatit një përmirësim të kontratës për 29-vjeçarin. Sigurisht, pritet që “The Citizens” të përgatisin edhe një kontratë të re për Rodrin. m.p.