“Skaneri në gjykatë ka funksionuar”/ Punonjësi i sigurisë s’ka marrë asnjë masë

Gazetari, Edmond Hoxhaj u shpreh se në rastin e vrasjes së gjyqtarit Kalaja, skaneri në gjykatë ka funksionuar por punonjësi i sigurisë nuk ka marrë asnjë masë dhe autori ka hyrë në sallë i armatosur.

Hoxhaj: Nga ajo që ka komunikuar policia, nga dëshmitë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe nga punonjës të administratës së gjykatës por edhe nga video që janë publikuar, është mësuar se autori bashkë me xhaxhanë e tij që në fakt janë të dy të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasje kanë hyrë në ambientet e gjykatës rreth orës 13:15

Kanë kaluar në skaner, i cili ka dhënë shenjën e tij, sinjalin që ata kanë pasur pajisje e sende metalike në veshjet e tyre.

Nga punonjësi i sigurisë së gjykatës ka rezultuar nga këqyrja e videove se ai ka qëndruar i ulur dhe nuk ka marrë asnjë masë.

Skaneri ka pulsuar, pra ka punuar, ka funksionuar.

Ka konstatuar sende metalike në trupat e tyre.

Në këtë rast punonjësi i sigurisë ka qëndruar ulur.

Nuk ka marrë asnjë veprim që ai e ka për detyrë ta marri dhe ata janë lejuar të kalojnë pavarësisht se është konstatuar nga skaneri se ata kanë pasur me vete sende metalike./E.T