Kreu i PD-së, Sali Berisha, në mbledhjen me grupin parlamentar përmes një deklarate u ka bërë me dije televizioneve dhe emisioneve se nuk do të shkojnë nëse përballë nuk do të kenë kundërshtarin, por avoketër të qeverisë.
“Ne jemi të hapur plotësisht për debate në studio televizive, me të vetmin arsye, të sillni kundërshtarin. Nuk kemi kohë ne të merremi me avoketër të qeverisë, të cilët kanë me borxh të mashtrojnë, të trillojnë në mënyrë të papërgjegjshme çdo gjë në studio, sepse keni një defekt shumë të madh, nuk bëni kontroll faktesh.
Shkon ti aty, del ai para teje, deklaron 10 gjëra të pavërteta dhe hajde gjeje ti. Një televizion serioz fill mbrapa bën një kontroll faktesh dhe thotë se këto janë gënjeshtra.
Po, iu ftojnë për intervistë tek a tek, si të doni. Ama, t’i shërbejmë ne platformës së censurës, platformës që mashtrimit që del nga zyrat e Endri Fugës, që ia ka mbathur që kur u kap se në restorantin e tij kalonin paratë e taksapaguesve shqiptarë, ajo nuk mund të ndodhë më”, tha Berisha. m.p.