PD kopjon Ramën, urdhër demokratëve për strategjinë e re në TV

Partia Demokratike ka shpikur një strategji komunikimi para zgjedhjeve të pjesshme, që do të mbahen në gjashtë bashki të vendit.

Në këtë strategji, të cilës nuk i dihet ende autori, por sigurisht është aprovuar nga komanda qëndrore, domethenë nga Sali Berisha, thuhet se eksponentët e kësaj partie nuk lejohet të dalin në asnjë emision televiziv nëse përballë nuk kanë përfaqësues të PS. Në urdhrin e lëshuar nga partia, thuhet se eksponentët e PD nuk duhet të debatojnë me analistët, pasi ata janë me qeverinë.

Fill pas urdhrit të partisë, eksponentët e PD kanë nisur të anullojnë pjesëmarrjen në emisione televizive.

Ndërkohë në strategjinë e komunikimit, thuhet se të gjitha hapësirat e tjera mediatike, pra aty ku nuk ka debat, duhet të shfrytëzohen maksimalisht.

“Pas diskutimesh, në mbledhjet e fundit të Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së PD, është marrë vendimi si më poshtë:

Përfaqësues të PD do të dalin në debate/emisione televizive vetëm me counterpart-s të tyre (pra me të ngjashmit politik) që përfaqësojnë qeverinë, Partinë Socialiste dhe institucionet e tyre të varësisë Përfaqësues të PD, qofshin anëtarë të KK, Departamenteve, Sekretariateve, Kryesisë, Grupit Parlamentar, pushtetit local etj nuk dalin në debate me analistë ‘të pavarur’ të cilët shërbejnë si zëvendësues (proxy) të qeverisë dhe njerëzve të saj.

Qeveria, me ndihmën edhe të disa moderatorëve, e ka gjetur këtë si mënyrë për ta mbajtur debatin te opozita duke vënë përballë vazhdimisht ‘analistë të pavarur’, një pjesë e mirë në role këshilltarësh apo drejtorësh në zyrat e shtetit, me përfaqësues të opozitës. Nderkohe cdo interviste, lidhje direkte, prononcim qe lidhet me veprimtarite e qeverise, korrupsionin, skandalet etj duhet shfrytezuar. Opozita nuk do ta lejoje qevetine qe ta perdore si maske per te fshehur vjedhjet dhe keqberjet e aferave te saj. Kjo do t’ju përcillet edhe partive aleate, në mënyrë që qëndrimi të jetë i përbashkët”, thuhet në mesazhin që u ka shkuar eksponentëve të PD-së.

Lexo edhe :  Zjarri në diskotekën e Koçanit, miratohet aktakuza për 34 persona

Strategjia e PD-së, synon të kopjojë strategjinë e socialistëve, të cilët shmangin debatet në studio televizive, vetëm me ndryshimin (shumë të madh) që PS ka pushtetin dhe qasje të madhe në media, ndërsa PD me vetëdije po refuzon hapësirat mediatike.