Vodhi tre biçikleta të një një turisteje gjermane, arrestohet 41-vjeçari nga Orikumi

Policia e Vlorës ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili dyshohet se një ditë më parë ka vjedhur tre biçikleta në pronësi të një turisteje gjermane në qytetin e Orikumit.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi G. B., 41 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.

Autoritetet kanë sekuestruar tre biçikletat e vjedhura, të markës “Bergamont”.

“Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes së tre biçikletave në Orikum, shtetasit:

* G. B., 41 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 07.10.2025, ka vjedhur 3 biçikleta të markës “Bergamont”, në pronësi të një shtetaseje gjermane, të cilat ishin të parkuara në zonën e plazhit të Orikumit”,– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”. m.p.