Rama në Konferencën Kibernetike të NATO-s/ Kapërcyem historinë e ryshfeteve!

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën Kibernetike të NATO-s në Tiranë, foli për sulmet kibernetike të Iranit ndaj vendit tonë. Ai tha se me investimet dixhitale kapërcyen një “histori ryshfetesh” dhe se ndryshuan mallkimin e marrëdhënieve midis qeverisë e qytetarëve.

“Vërtetë nder të kesh kaq shumë shtete miqësore të mbledhura këtu përmes jush dhe është kënaqësi që t’ju mikpresësh…e po kështu të dëgjoje mesazhin nga miku ynë i dashur Mark Rutte. Sa për ta ditur supozohet që të mbajë një fjalim të gjatë, por do t’ju shpëtoj nga mërzia e gjithë kësaj dhe do të përpiqem të flas sa më shkurt që nuk ësghtë diçka që e kam virtyt. Ma ka mendja se po iu duhet të punoni fort sot por dhe të shijoni pak qytetin. E para, do të thoja që qeveritë marrin meritën ose fajin për atë çfarë bëjnë si duhet dhe atë për të cilën gabojnë por nuk marrin kurrë meritë për atë çfarë parandalojnë. Dhe kjo nuk është vetëm pjesë e misionit të saj, por pjesë e rëndësishme e këtij misioni nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë çka parandalojnë të ndodhë unë besoj se njerëzit do të kishin mendim më të mirë për to. Kur bëhet fjalë për hapësirën kibernetike është kështu. Investimi, ndërmarrja e një mori përpjekjesh për të parandaluar që të ndodhin gjëra të tmerrrhsme.

Ne e dimë se si ndihesh kur kjo ndodh, se ndryshe nga shumë ju, na u desh të përballemi dhe e pamë veten në mes të një sulmi kibernetik mjaft të keq e të gjerë që synoi infrastrukturën tonë dixhitale që është krenaria jonë. Kemi investuar  në infrastrukturën dixhitale në mënyrë që të bëjmë një kapërcim e të lëmë pas krahëve një histori mjaft të rëndë ryshfetesh kudo e për gjithçka. Kësisoj përmes kësaj gjëje, ndryshuam krejt mallkimin e marrëdhënieve midis qeverisë e qytetarëve, shërbimeve publike e qytetarëve se u bëmë nga të parat vende që nuk kishin sportele për të ofruar shërbimet dhe i sollëm 95% të këtyre shërbimeve në xhepat e qytetarëve. Për personat brenda apo jashtëe vendid, të gjithë mund t’i marrin menjëherë këto shërbime. Investim i jashtëzakonshëm për burimet tona të kufizuara dhe gjithë ajo kohë e shpenzuar për ta bërë këtë mund të ikte në tym si pa të keq. “, tha Rama.