Shtyhet për 13 korrik seanca për ish- kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës vendosi të shtyjë për të hënën seancën e verifikimit të kushteve të masës se sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun.

Shkak është bërë mosprania fizike e Kajmakut në seancë. Në sallën e gjyqit avokati ka pretenduar se deri pasditen e djeshme Kajmaku ka qenë në spital.

Ndërsa prokurori i çështjes ka kërkuar shpallje të moskompetencës dhe dërgim në Gjykatën e Apelit.

Ish-kryetari i bashkisë së Vorës Agim Kajmaku ka lënë ambientet e spitalit privat mbrëmjen e djeshme (8 korrik), ku prej 3 ditësh po kurohej për problemet e tij shëndetësore.

Ai është dërguar në banesën e tij dhe kanë qenë familjarët e tij që kanë bërë nxjerrjen nga spitali, ndërkohë kanë qenë të shoqëruar edhe nga forcat e policisë.

Duke qenë se Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga ”Arrest me burg” në ”Detyrim paraqitje”, Kajmaku do të duhet të paraqitet 2 herë në muaj në prokurori. Seanca gjyqësore e radhës do të jetë më 13 korrik./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tronditet qeveria italiane, vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë

Një postim i bërë në rrjetet sociale, i cili përmbante kërcënime të rënda ndaj vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni,...

Mbi 50% e videove për shëndetin mendor më të ndjekura në Tik Tok përmbajnë dezinformata

Më shumë se 50% e videove më të ndjekura në TikTok që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor përmbajnë dezinformata, kështu thuhet në një një...

Horoskopi ditor, 1 Qershor 2025

DASHI Do të flisni shumë me atë që keni në krah sot, por do ta kuptoni se nuk keni të njëjtat mendime mbi tema të...

Tronditet Lezha/ Ekzekutohet te dera e shtëpisë 57-vjeçari (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Talë të Lezhës, ku një 57-vjeçar është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Viktima...

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf historik 5-0 Interin në finalen...

Lajme të tjera

Web TV