FMN-ja ndihmë shtetërore përmes kapitalit dhe jo kredive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomistja kryesore e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gita Gopinath, i bëri thirrje qeverive që të mbështesin kompanitë nëpërmjet ndihmës kapitale dhe jo nëpërmjet kredive, ndërkohë që pandemia shkakton dëme afat-gjata tek bilancet.

Ajo tha se përmasa gjigante e goditjes nga koronavirusi do të bëjë që më shumë firma të kenë vështirësi në likuiditet, ndërsa përballen me të ardhura të ulëta për muaj me radhë.  Mbështetja e qeverive në formën e kredisë do t’i zbrazë këtyre kompanive sasi gjigante të borxhit,  duke e bërë të vështirë për ato që të dalin nga kriza. “Ndërkohë që ka një problem të madh me likuiditetin, mbështetja e qeverive duhet të jetë në qasjen kapitale e jo të borxhit.

Përndryshe, shumë firma do të dalin nga kriza me nivele gjigante të borxhit”, tha ajo. Gopinath nuk detajoi se si do të funksionojë një mbështetje financiare e tillë.  Gjatë krizës së brendshme bankare në fund të viteve 90’,  Japonia injektoi kapital tek firmat nëpërmjet skemave ku organet e lidhura me shtetin blenë aksione të preferuara që emetuan këto firma.

Në lidhje me rimëkëmbjen ekonomike botërore, ajo tha se do të jetë e pabarabartë dhe e pasiguritë, duke i bërë thirrje vendeve që të akordojnë stimuj të mëdhenj fiskalë dhe monetarë. FMN e vlerëson recesionin si më të keqin që prej Depresionit të Madh në vitet 30’.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV