SHBA, kush e dha urdhrin për shpërndarjen e protestuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ende është e paqartë për mua,” tha Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Forcat e Armatosura kur u pyet se kush dha urdhrin për të pastruar protestuesit në Sheshin Lafayette, duke shtuar se ai nuk e kishte ndjekur këtë çështje.

“E kam shumë të vështirë ta besoj,” u përgjigj kryetari i komisionit, Adam Smith.

Shefi i shtatmadhorisë, gjenerali Mark Milley gjithashtu tha se ai nuk kishte “njohuri personale” se kush dha urdhër për të pastruar sheshin më 1 qershor.

Trupat në detyrë aktive nuk u përdorën kurrë për të ndihmuar forcat e zbatimit të ligjit në mes të protestave për vdekjen nën arrest të afrikano-amerikanit, George Floyd. Esper dhe Milley përsëritën të enjten se trupat e Gardës Kombëtare që ishin atje shërbyen si një “rezervë” për forcat e zbatimit të ligjit dhe nuk u përfshinë në operacionin për shpërndarjen e protestuesve.

“Garda nuk u përdor në terren, nuk gjuajti me plumba gome dhe nuk përdori asnjë lloj agjenti kimikë. Përkundrazi, Garda mbajti një rol statik”, tha Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper.

Ish drejtuesit kritikë

Shpërndarja me forcë e protestuesve në Sheshin Lafayette përpara ecjes së Presidentit Trump drejt Kishës së Shën Gjonit muajin e kaluar nxiti kritika nga ish-drejtuesit ushtarakë, përfshirë ish sekretarin e mbrojtjes Jim Mattis, dhe ish shefin e shtatmadhorisë, admiralin Mike Mullen.

Ndërsa trupat ushtarake nuk u panë duke u angazhuar me protestuesit, helikopterët ushtarak u filmuan duke fluturuar ulët në Uashington në atë që duket se ishte një taktikë kërcënimi për të pastruar protestuesit nga zona.

Esper tha të enjten se një hetim i Ushtrisë për keqpërdorim të mundshëm të helikopterëve të Gardës Kombëtare kishte përfunduar dhe konkluzionet e tij duhet të jenë të disponueshme për ligjvënësit javën e ardhshme.

Lexo edhe :  “Nga 1 gushti, tarifa doganore për Kanadanë”/ Trump i dërgon sot një letër BE-së

Në dritën e protestave të kohëve të fundit në Shtetet e Bashkuara kundër vdekjes nën arrest të afrikano-amerikanit George Floyd, gjeneral Milley pranoi të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe ushtria e saj po luftojnë me racizmin dhe kanë “shumë punë për të bërë” në rrugën drejt barazisë.

“Përçarja çon në mposhtje,” tha ai, duke paralajmëruar më vonë komisionin se kundërshtarët e huaj po përpiqen të përfitojnë nga trazirat civile aktuale në Shtetet e Bashkuara.

Rishikimi i simboleve

Shefi i Shtatmadhorisë gjithashtu bëri thirrje për një “shqyrtim të hollësishëm” të simboleve të Konfederatës në bazat ushtarake amerikane për t’u siguruar që ushtria të jetë një vend ku të gjithë amerikanët e shohin veten të përfaqësuar.

“Nuk ka vend në forcat tona të armatosura për manifestime ose simbole racizmi, paragjykimi ose diskriminimi”, tha gjeneral Milley.

“Disa mendojnë se është trashëgimi. Të tjerët mendojnë se është urrejtje “, shtoi ai kur u pyet për flamurin e Konfederatës.

Marinsat dhe Forcat amerikane në Korenë e Jugut tashmë kanë ndaluar shfaqjen e flamurit të Konfederatës në bazat e tyre ushtarake, dhe Marina gjithashtu është në proces të hartimit të një rregulle për ndalimin e tij.

Kur u pyet për një ndalim të mundshëm të simboleve të konfederatës në të gjitha degët e ushtrisë, Esper të enjten tha se kjo pyetje duhet t’i drejtohet komisionit që po kryen procesin e rishikimit të tyre.

“Është duke u zhvilluar një proces përmes të cilit do të vendosim se cilat lloje të flamujve janë të autorizuar në bazat ushtarake amerikane. Unë dua të sigurohemi që të kemi një qasje të qëndrueshme, e cila mund t’i rezistojë sfidës juridike, dhe që na bashkon”, tha ai.

Presidenti Trump ka mbrojtur shfaqjen e simboleve të Konfederatës, duke folur kundër garuesit të NASCAR që ka bërë thirrje për ndalimin e flamurit të betejës së Konfederatës dhe ka kritikuar udhëheqjen ushtarake në Twitter për shqyrtimin e mundësisë së riemërimit të 10 bazave që aktualisht mbajnë emrat e udhëheqësve të Konfederatës./voa/

la.am/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV