Miqësorja me Trabzonspor, Partizani mundet në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partizani ka luajtur sot ndeshjen e parë miqësore në Turqi, atë me klubin e Trabzonspor, takim që është edhe i pari nën drejtimin e  trajnerit italian të rikthyer Adolfo Sormani.

Ky takim u mbyll me fitore të klubit turk me rezultatin 1-0, i arrirë nga lojtari norvegjez Sorloc. Pas 22 minutash përpjekje nga të dyja skuadrat, Sorloc kaloi në avantazh klubi e tij.

Pjesa e parë e lojës u mbyll me këtë rezultat, duke i dhënë siguri turqve në në këtë fraksion të parë.

45-minutëshi i dytë i kësaj ndeshjeje nuk pati asnjë gol dhe bëri që takimi të mbyllej me fitoren e turqve, ndonëse ishte një fitore minimale.

Aktualisht kampionët e Shqipërisë ndodhen në Antalia të Tuqrisë në fazë përgatitore për të vazhduar me pjesë tjetër të sezonit të Kategorisë Superiore, ndërkohë gjatë periudhës që do të qëndrojnë atje Partizani do të zhvillojë edhe dy takime të tjera miqësore.

Më poshtë janë formacionet, e të cilat luajtën sot dy skuadrat:

Trabzonspor: Kadashler, Pereira, Teukemen, Kambi, Curekci, Ndiaye, Souza, Starrige, Parmak, Nuakaeme, Sorloc

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Trashi, Bitri, Bilali, Telushi, Romero, Cinari, Coerdiro, Bardhi, Brawn/Fjala.al/

Të fundit

Rrëfimet e dhimbshme të qytetarëve në Gaza, një kilogram domate kushton 30 dollarë

Uria katastrofike e shkaktuar nga bllokada e ndihmës ndihet më shumë nga të moshuarit, të rinjtë dhe të varfrit...

“Pse po pi cigare aty?”/ Zbulohet si nisi sherri me të shtëna armësh në Kombinat

Një konflikt i nisur për motive të dobëta mes fqinjëve në zonën e Kombinatit, Tiranë, ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit,...

Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor

Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor. Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga Shkolla e Mesme...

Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet

Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë i udhëtarëve është regjistruar si...

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë,...

Lajme të tjera

Web TV