Masakra e Srebrenicës/Bushati: Pajtimi në epokën e pasluftës, garanci për mospërsëritjen e mizorive të së kaluarës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në kujtim të 25-vjetorit të Masakrës së Srebrenicës e ka cilësuar atë si një nga mizoritë më të turpshme që nga Lufta e Dytë Botërore.

Përmes një statusi në Facebook, Bushati ka deklaruar se kultura mbizotëruese e mohimit dhe revizionimit të historisë, tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave, shoqëruar me tentativat për marrëveshje për amnestimin e krimeve të luftës shkon në drejtim të kundërt me ndërtimin e paqes së qëndrueshme, procesin e pajtimit dhe rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ish-shefi i diplomacisë shqiptare  thotë se kjo është një ditë reflektimi që nderon kujtimin e mbi 8 mijë boshnjakëve që humbën jetën në Serbrenicë, por dhe viktimat e tjera që i janë nënshtruar mizorive masive për shkak të identitetit të tyre./Fjala.al/Ke.Ba

 

https://www.facebook.com/ditmirbushati.al/posts/3006169559496806

Të fundit

Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, Policia e Shtetit bën njoftimin

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plotësimin e formularit për...

Stuhia ‘Floris’ godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

Britania dhe Irlanda janë goditur këtë të hënë nga një stuhi e fuqishme “Floris” dhe me erërat me shpejtësi që tejkalonin 160 km/orë. Kjo situatë...

Nuk japin pagat! Tiranës dhe Skënderbeut u bllokohet merkatoja për 3 sesione

Tirana dhe Skëndërbeu kanë marrë nga 3 dënime për shkak të pagave të prapambetura ndaj ish-futbollistëve të tyre. Edhe pas vendimit të dhomës së zgjidhjes...

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit”. Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë...

Ben Blushi: Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të...

Lajme të tjera

Web TV