Auron Tare: Romeo Gurakuqi po kërkon të zhvlerësoje edhe Nurembergun

Një nga debatuesit dhe sulmuesit më të fortë ndaj studimit të Aurton Tares është edhe profesori i historisë Romeo Gurakuqi. Gurakuqi ngre shumë lart figurën e Ernest Koliqit dhe e cilëson Taren një njeri pa nivel. Por Tare në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU deklaron se Romeo Gurakuqi është gati të zhvlerësojë edhe gjyqin e  Nurembergut në Gjermani ndaj nazistëve.

-Si i përgjigjeni ju Romeo Gurakuqit i cili ka thënë: “Nuk ka asnjë dokument që kompromenton Camajn dhe Koliqin”

-Dokumenti që thashë është me numër, me datë, me vulë. Martin Camaj , anëtar i ekzekutivit të Komitetit të Prizrenit. Ma hidhni poshtë nëse keni dokumente. Është një dramë e madhe të shikosh se si njerëz historianë, pretendojnë të rishkruajnë historinë duke shfajësuar bashkëpunimin e disa personaliteteve me fashizmin dhe kjo apologji do të hedhë poshtë dhe gjyqin e Nurembergut  dhe bota e civilizuar që fitoi kundër fashizmit dhe nazizmit bëri gjyqin e Nurembergut për ata që ne kemi parë por edhe një sërë personalitetesh të tjera naziste dhe fashiste bëri të gjithë fushatën e denazifikimit në Gjermani dhe zoti Gurakuqi kërkon ta hedhë poshtë të gjithë këtë përpjekje të Europës Perëndimore për të zhdukur nazizmin dhe fashizmin. Ai me një apologji që i bën, aq më keq për studentët tregon nivelin se ku ndodhet në këtë pikëpamje historike./Fjala.al/Ke.Ba

Na ndiqni LIVE në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU

https://youtu.be/x06f5z6_ty8
https://www.facebook.com/watch/?v=619708155339102