Dita e dytë e Thaçit në Hagë, presidenti refuzon të flasë me median

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Hagë nisi intervistimi, për të dytën ditë me radhë, i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar.

Para se të hynte në objektin e Prokurorisë Speciale, Thaçi nuk u prononcua për media.

Të hënën, intervistimi i tij zgjati për më shumë se gjashtë orë.

Pas kësaj, Thaçi deklaroi se është biseduar për çështje teknike dhe sqaruese dhe se ka pasur interesim të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Përpara se të hynte të hënën në objektin e Prokurorisë Speciale për intervistim, Thaçi deklaroi se është i bindur se nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm, ndërsa aktakuzën për krime lufte e cilësoi si “çmim për lirinë”.

Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Opera e Qendrës “Kennedy” shumë shpejt do marrë emrin e Melania Trump

Komisioni i Buxhetit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA miratoi të martën një propozim për të riemërtuar sallën e...

Ish-futbollisti i Milanit përbuz Lamine Jamal: Është i padurueshëm

Ish-futbollisti i Milanit, Adil Rami ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër Lamine Jamal. Ai nuk e ka fshehur përbuzjen e tij për yllin e...

Epstein, edhe në dasmën e Trump/ CNN nxjerr pamjet, acarohet Presidenti: Po bëni shaka?!

Artikull i CNN, përshtatur në shqip Pamje dhe foto të reja arkivore kanë hedhur dritë mbi marrëdhënien e dikurshme mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe...

VIDEO/ I riu me ngjyrë rrihet nga policia amerikane për shkak se nuk kishte ndezur dritat

Rrahja e 22-vjeçarit me ngjyrë, Will McNeil Jr., nga oficerët e policisë në SHBA ka ndezur debatin. Sot janë publikuar edhe pamjet e kamerave...

Ekonomia perverse e vetëvrasjes së asistuar

Nga Louise Perry Në qershor, ligjvënësit në vendin tim të lindjes, Britaninë, miratuan planet për të legalizuar vetëvrasjen e asistuar. Nëse projektligji bëhet ligj, Anglia...

Lajme të tjera

Web TV