“Ernest Koliqi mori detyra ushtarake nga fashistët”, plas sherri mes miqve Auron Tare dhe Artan Shkreli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë debati për dosjen e Martin Camajt dhe Ernest Kolqit ka kaluar nga armiqtë te miqtë. Pas replikave të kundërshtarëve, Auron Taren e ka kundërshtuar edhe miku i tij Artan Shkreli, një nga studiuesit më të mirë në Shqipëri dhe një inxhinier mjaft i zoti. Shkreli i quajti njolla në biografinë e Camajt dhe Koliqit atë që është publikuar nga Tare. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i mikut të tij Auron Tare.

Në një status në Facebook Tare ka publikuar dy fotografi gjatë kohës së pushtimit Italian ku Ernest Koliqi del bashkë me ministrin e Jashtëm të Italisë Galeazzo Ciano, Mëkëmbësin Francesco Jakomoni dhe të tjerë dhe i veshur me uniformën fashiste.

“Më sipër lexoni ju lutem shënimin e Kontit Ciano Minister i Jashtem i Italiase fashiste i cili shkruan se e urdhëroi Koliqin të hartonte një plan sipas udhëzimeve të tij ku pika e trete është qartësisht e qarte. “Organizim klandestin (i fshehte) ushtarak kur kriza Jugosllave do te ishte e pa shmangshme” Ky shënim është në Maj të 1939 pra nuk ka lidhje me asnjë qasje anti komuniste por me një sulm ushtarak te planifikuar nga fashizmi kundër Greqisë dhe Jugosllavisë ku Koliqi i jepej një detyrë e qarte ushtarake dhe propagandistike”.

Më poshtë shkrimi i plotë i Auron Tares (i pa redaktuar)

Për Mikun tim Artan Shkreli

Nga AURON TARE

Besoj foto eshte mjaft e qarte dhe nuk ka asnje diskutim mbi rendesine e madhe qe Koliqi i dha ideologjise fashiste dhe sherbimin e tij per kete ideologji. (foto Jakomoni, Mborja sekretari i Partise Fashiste. Koliqi. Ciano, Galeazzo Minister i Jashtem i Fashizmit, Bottai, Giuseppe Minister i Propagandes Fashiste, Jacomoni, Francesco, mekembesi i Mbretit,

JULY 22, 1939
I receive Koliegi [Koliqi], ëith ëhom I discussed the problem of Kossovo and of Ciamuria. He ëill prepare a memorandum on our plans. I give these instructions for action in three successive stages: (1) general broad propaganda laying stress on culture and religion; (2) similar propaganda concentrating on direct action; (3) clandestine military organization to be ready for the moment ëhen the inevitable Yugoslav crisis comes to a head.
Konti Galeazzo Ciano Minister i Jashtem i Fashizmit.

Per te gjithe intelektualet qe sot mbrojne me pasion se bashkepunimi me fashizmin ishte dicka e lavderueshme dhe si i tille Koliqi nuk ka perse ti permendet ky fakt deshiroj tju them se:

Gjygji i Nurembergut dhe denazistifikimi i Gjermanise ja u ka kthy pergjigjien nje here e mire te gjithe ketyre intelektualeve tane se si bota e iluminume europiane dhe anglo saksone e denoi kete teori. E dyta qe shume eksponente fashiste dhe naziste hyne ne sherbimin e pales fituese edhe ky eshte nje fakt i njohur. Field Mareshali Paulus psh i sherbeu deri ne fund sovjetikeve dhe Gjenerali Gehlen i sherbeu amerikaneve. Por kjo ne syte e historise i ka cilesuar qartesisht si “bashkepunetore”. Ti sherbesh njeres apo tjetres pale dhe te paguhesh quhet qartesisht sherbim dhe jo patriotizem. Patriotizem eshte ajo pune qe shume shqiptare ketej apo andej kufirit u munduan qe te kontribuonin dhe te mbronin pavaresine territoriale shqiptare edhe ne pse ne fund ideologjia komuniste i zhgenjeu dhe i braktisi. Qe Koliqi ishte nje shkrim i mire kjo nuk ka diskutim. Qe Koliqi e donte vendin e tij edhe kjo nuk eshte diskutuar ndonje here. Qe Koliqi i sherbeu me zell Italise fashiste dhe pas Luftes po Italise dhe disa sherbimeve te tjera edhe ky eshte nje fakt qe nuk ka perser te diskutohet. Te gjitha keto e bejne Koliqin nje personazh me drite hijet e veta dhe nuk i heqin atij atributet letrare. Me siper lexoni ju lutem shenimin e Kontit Ciano MInister i Jashtem i Italiase fashiste i cili shkruan se e urdheroi Koliqin te hartonte nje plan sipas udhezimeve te tij ku pika e trete eshte qartesisht e qarte. “Organizim klandestin (i fshehte) ushtarak kur kriza Jugosllave do te ishte e pa shmangshme” Ky shenim eshte ne Maj te 1939 pra nuk ka lidhje me asnje qasje anti komuniste por me nje sulm ushtarak te planifikuar nga fashizmi kunder Greqise dhe Jugosllavise ku Koliqi i jepej nje detyre e qarte ushtarake dhe propagandistike.
E nderkohe ne Maj po ky Ciano shkruante ne Ditarin e tij.
MAY 12, 1939
There ëas a bit of a storm in intellectual circles in Albania, ëhich explains ëhy tëenty or so persons ëill immediately be sent to concentration camps. There must not be the least sign of ëeakness; justice and force must be the characteristics of the neë regime”.

Lexo edhe :  Lindja e Henry David Thoreau: Zëri i ndërgjegjes kundër pushtetit

Pra nderkohe qe Koliqi hartonte raportin e kerkuar nga Ciano, 20 intelektuale shqiptare dergoheshin ne kampet e perqendrimit italian se kundershtonin pushtimin fashit. Aa po harrova keta intelektualet e sotem kane ndonje koment per keta pararendes te tyre qe u derguan ne kampet e perqendrimit?

P.S shenim per AIDSSH Ditari i Deklasifikuar i Kontit Ciano nuk eshte ne fondin e ketij institucioni prandaj jemi te detyruar ta botojme pa marre lejen perkatese prane ketij institucioni.

Koliqi-Camaj

Nga ARTAN SHKRELI
pavaresisht mosbindjes sime per natyren e “njollave” ne biografine e kesaj dysheje – qe komunizmi i beri bashke dhe post-komunizmi po i saldon si vellezer siameze – per respekt te “Pejzazheve te Fjales” qe rihapi diskutimet, e qe per mua eshte revista me e mire e debatit dhe kritikes kulturore e shoqerore ne patalogun shqiptar, po percoj ne murin tim ate çka Adrian Paci thote lidhur me argumentin:

“Ambienti kulturor shqiptar nuk na paraqitet si një sistem i rregulluem e i ngurtësuem monumentesh të paluejtshëm që rrinë aty me shekuj. Ai i ngjan ambjenteve tona urbane; pa sistem, pa referenca të mirëpercaktueme, ku i forti i bjen të ligut e ku shpërndamja e vëllimeve nuk orjenton, por krijon konfuzion. Ka në këtë rrëmujë edhe tentativa groteske për monumentalizime butaforike e patetike. Në këtë pikë jam dakort me Peizazhet e Fjales se demonumentalizimi dhe çlirimi nga patetizmat mbetet i nevojshëm, por po aq i nevojshem asht edhe ndërtimi i sistemit të referencave ku vlerat marrin vendin e tyne e nuk nëpërkamben.
Camaj e Koliqi nuk ja kanë marrë frymën me monumentalitetin e tyne ambjentit kulturor shqiptar. Ata nuk ka shumë që kanë dalë nga harresa e mohimi që u kishte rezervue regjimi. Nëse dikush e ka për zemër ekologjinë e ambjentit tonë kulturor, nuk mundet mos me u nisë nga kjo pikë, pra nga fakti se jena duke folë për dy autorë që vuejn ende nga mohimi i dhunshëm po aq sa nga kakofonia e rrumpallizimi i jetës kulturore të këtyne viteve post komunizëm.
Ata sigurisht nuk janë të pakritikueshëm e një vështrim kritik mbi veprën e mbi jetën e tyne nuk i ban dam askujt.
Por këtu del ne pah nevoja e një morali të kritikës. Ky moral presupozon që përjashtimi i dhunshëm që regjimi u ka ba këtyne autorëve të zgjojë te seicili që merr persipër qasjen kritike, ndjenjën se po prek një trup të landuem, një trup që ka kalue traumën e dhunës. Mendoj se moralit intelektual shqiptar i mungon sensi i pendesës për atë të keqe që ka përshkue jetën kulturore shqiptare nën diktaturë. Ndjenja e pendesës nuk asht e lidhun me fajin individual, por e ban seicilin përgjegjës që, para se me folë, me ia ndie dhimjen që kanë provue viktimat e brutalitetit komunist shqiptar.
Por në vend të dhimbjes e pendesës, shpesh herë (e këtu dalim përtej rastit në fjalë) ndeshemi me një lloj kulimlleku intelektual, me një zgërdhimje mbrapashpinëse, me një dashakeqësi cinike e ndjenjë demek superioriteti, që nuk don asesi me i ba llogaritë me padrejtësine e madhe dhe prishjen e drejtpeshimit me të cilën ambjenti kulturor shqiptar doli nga diktatura.

Asht e vërtete se analiza kritike ka nevojë per ftohtësine e shikimit e nuk mbahet në kambë me sentimentalizma, por morali i kritikës për të cilin e kam fjalën nuk ka kurrfarë lidhjeje me sentimentalizmin”.

 

Të fundit

Lejet unike, 85,980 aplikime të regjistruara në e-Albania

Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike”...

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23 vjeçarit u hodh në liqenin...

Ju prezantojmë me robotin që punon në pastiçeri! E gjeni në Durrës

Ju prezantojmë me Melisën, roboti që shërben së bashku me kamarierët në në një pasticeri në Durrës. Melisa lëviz mes tavolinave, duke shërbyer dhe sjellë...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 pasagjere

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur me një automjet tjetër me...

Senatori amerikan paralajmëron Putinin: Kur të skadojë afati i Trump…

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të zbatojë "tarifa të ashpra" ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë brenda 50 ditësh. Sipas mediave...

Lajme të tjera

Web TV