“Nuk dua të dal tani nga burgu”, Zani Caushi tërheq kërkesën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zani Çaushi tërhiqet nga kërkesa për lirim me kusht.

Me tërheqjen e Çaushit, çështja është pushuar automatikisht, ndërkohë që nuk dihen arsyet që e kanë çuar Çaushin drejt këtij vendimi.

Ai mbërriti sot në orën 10:00 në gjykatën e Korçës ku mbahet seanca për kërkesën e tij për lirimin me kusht.

Ndërkohë, policia mori masa të rrepta sigurie duke bllokuar hyrjen në gjykatën e Korçës.

Çaushi, kreu i një prej bandave të Vlorës gjatë trazirave të vitit 1997 kërkon lirinë me kusht edhe pse është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Kërkesa e Çaushit bazohet mbi argumentet e tij se është rehabilituar në burg, dhe fakti se ka fëmijë për të rritur, për të cilët thotë se është i gatshëm të punojë.

“Kam fëmijë të mitur për të rritur. Jam rehabilituar pasi 3/4 e dënimit i kam shlyer në qeli. Kërkoj të lirohem para kohe me kusht.”

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Euro bie nën nivelin e 97 lekëve, rekordi i ri negativ

Zhvlerësimi i euros nuk ka të ndalur. Valuta europiane ka shkelur edhe “vijën” e kuqe të 97 lekëve duke...

Coman i bashkohet Ronaldos, Bayern ndjek 3 yje për ta zëvendësuar

Kingsley Coman mund të konsiderohet 100% i shitur në Arabinë Saudite. Ylli francez do të transferohet tek Al Nassr, ku do t'i bashkohet Ronaldos...

Analiza: Serbia, fillimi i fundit apo manovra e radhës?

Në muajin e fundit, në disa qytete të Serbisë, përkrahësit dhe kundërshtarët e pushtetit janë ndarë nga kordone policore, ndërsa përplasjet kanë kaluar nga...

Dosja Çopja-Çela, ‘karteli’ bleu avion për transport droge

Organizata kriminale shqiptare e asaj që konsiderohet si “karteli i parë shqiptar i narkotrafikut” e që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton...

Kush janë 5 sulmuesit më të paguar në Angli?

Premier League krenohet me disa nga sulmuesit më të talentuar në futbollin botëror dhe për të siguruar shërbimet e tyre, klubet shpesh paguajnë shuma...

Lajme të tjera

Web TV