Tirana nuk gabon me Flamurtarin, fiton 2-0 dhe i “avitet” titullit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bardheblutë bëjnë “detyrën” në kryeqytet, hedhin një hap drejt titullit “kampion”. Tirana nuk ka gabuar në shtëpi ndaj Flamurtarit, duke fituar të shtunën me shifrat 2-0 dhe duke hedhur edhe një hap tjetër drejt titullit “kampion”. Në fakt, ndeshja e luajtur në Stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit ka parë Tiranën ta nisë më mirë, dhe 10 minutave të para, bardheblutë rrezikojnë 3 herë, me anë të Ngo’osë, Hoxhallarit dhe Muçit, por goditja e britanikut nuk gjen katërkëndorin, ndërsa dy të tjerat gjejnë portierin mik të vëmendshëm.

Në minutën e 13-të, Kobina gabon në mënyrë të pabesueshme brenda zonës, ndërsa 5 minuta më pas edhe Muçi është i pasaktë në goditje. Trysnia e Tiranës do të konkretizohet në minutën e 20-të, kur Ngo’ do të pengohet brenda zone nga Gocaj, dhe gjyqtari Bastari akordon 11-metërsh e Muçi nuk gabon nga pika e bardhë. Tirana kalon në epërsi, me atë që është goli i 7-të këtë sezon për talentin bardheblu. 20 minutat e mbetura do të shohin një lojë që bie në kllapi dhe vetëm 5 minuta para fundit të pjesës së parë, Ngo’ do të shpërdorojë një rast shumë të volitshëm për shënim.

Përtej protestave të vlonjatëve për një 11-metërsh, 45 minutat e para do të mbyllen me epërsinë minimale të kryeqytetasve, ndërsa to të dytat nisin me Ngo’në që ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet sfidën me Laçin, por edhe dy raste që kanë për protagonist shkodranin e Flamurtarit, Pjeshka, që sidoqoftë nuk konkretizohen. Tirana kundërpërgjigjet dhe rrezikon me anë të Kobinasë, i cili brenda zonës ka bërë më të vështirën duke e dërguar topin jashtë katërkëndorit vlonjat.

Lexo edhe :  Napoli i Contes në “fluturim”, Azzurrit i shkaktojnë humbjen e parë të sezonit Juventusit

Flamurtari vijon ta vërë në vështirësi Tiranën, por, përkundër rrjedhës së lojës, Tirana dyfishon shifrat në minutën e 67-të, me anë të Ismailgecit. Vlonjatët provojnë të kundërpërgjigjen me Ribajn, që nuk e gjen kuadratin pak minuta më pas, ndërsa 8 minuta para fundit, Tirana shpërdoron edhe një rast për të trefishuar epërsinë.

Sidoqoftë, mbyllet me fitoren 2-0 kjo përballje me Flamurtarin dhe bardheblutë bëjnë detyrën, duke pritur tanimë përballjen e së dielës midis Vllaznisë dhe Kukësit.Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Emërtimi i rrugëve në Tetovë përplas qeverinë me autoritetet lokale

Emërtimi dhe ndryshimi i emrave të disa rrugëve në Komunën e Tetovës, ka hapur një debat të gjerë mes...

“Nuk ia kuptova hidhësinë…” Rrëfehet Flutura Açka: Noka, një xhentëlmen, miku im Bardhi?

Në një intervistë me gazetaren Bruna Çifligu, deputetja demokrate Flutura Açka ka bërë një përmbledhje të jetës së saj parlamentare në këto 4 vite...

Microsoft kërkon të blejë TikTok?/ Deklarata e Trump parashtron hipotezën e mundshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se kompania Microsoft është në bisedime për të blerë aplikacionin TikTok. Kompania Microsoft ka refuzuar...

Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin

Kryeministri Rama u pyet nga studentet edhe lidhur me memet që bëhen në rrjet për të. Ai tha memet dhe karikaturat që bëhen për...

Plani i restaurimit të Muzeut të Luvrit,ikona e artit “Mona Lisa” do ketë dhomë veçantë

Muzeu i Luvri do të ketë një hapësirë ​​të re për pikturën më të famshme në botë “Mona Lizën” pas restaurimit madhështor. Presidenti francez Emmanuel...

Lajme të tjera

Web TV