Ish-anëtari i Gjykatës së Strasburgut: Pragu elektoral pranohet, kur ka sisteme korrigjuese si koalicionet zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-anëtari i Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku ka reaguar pas ndryshimeve Kushtetuese që janë propozuar nga 29 deputetët e opozitës parlamentare të cilat dhe të mbështetura nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij.

Reagimi i Biankut lidhet me pragun elektoral, që u kërkua nga opozita të ishte 2%, nga 3% që është aktualisht. Fillimisht kërkesa e opozitës ishte të rritej në 5%, por një përfaqësues i tyre tha se rritja e pragut dhe ndalimi i koalicioneve ngushtonte hendekun.

Me anë të një postimi në rrjetin social Bianku sjell një vendim të Gjykatës së Strasburgut, ku thuhet se pragu elektoral nuk mund të ndryshohet, nëse nuk lejohen koalicionet dhe nëse vendi nuk ka një gjykatë funksionale kushtetuese.

Postimi i plotë

“Për kujtesë Këshillit Politik, etj – në Yumak dhe Sadak k. Turqisë, 2008, Gjykata e Strasburgut u shpreh se pragu elektoral mund të pranohet, por kur ka sisteme korigjuese, të tilla si koalicionet zgjedhore dhe kur ka garanci institucionale dhe procedurale – Gjykata Kushtetuese!!!”

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV