A do përmbyset marrëveshja e 5 qershorit?  Përgjigjet Shameti

Pavarësisht kërkesës së kryeministrit Rama për një mënyrë të re të Reformës Zgjedhore, marrëveshja e 5 qershorit mes palëve politike në Këshillin Politik është përshëndetur nga ndërkombëtarët dhe kjo është ngërçi që i mban palët pezull. Po a mund të përmbushet kjo marrëveshje?  Adnor Shameti deputeti i PS, përgjigjet në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, se PS nuk ka hedhur asgjë poshtë dhe se të gjitha këto kërkesa edhe me gjetjet dhe ndryshimet, janë elementë që i takojnë Kodit Zgjedhor.

-A do përmbyset 5 qershori?

Çfarë është 5 qershori. Që ta përmbledhim për opinionin publik, që mos duket ndonjë herezi e madhe, respektimi apo shkelja e 5 qershorit. 5 qershori është një zgjidhje minimaliste  e kushteve dhe kërkesave të OSBE/ODIHR. E kam ndjekur procesin që nga 2017, kur është konstituar që në shtator 2017 kur u konstitua Komisioni i Reformës Zgjedhore. Është bërë një plotësim minimalist i gjithë kërkesave të raporteve periodike të OSBE/ODIHR në 3-4 zgjedhjet e fundit. Ne iu qëndrojmë të gjithë këtyre elementëve që kanë të bëjnë  me mënyrën e kryerjes së fushatës zgjedhore, financimin e partive politike, elementë të tjerë. Por nga ana tjetër unë personalisht nuk jam dakord me mos plotësimin e një seri kushtesh pavarësisht që i qëndrojmë 5 qershorit. Nuk kemi hedhur asnjë gjë poshtë. Të gjithë këto kërkesa, edhe me gjetjet dhe ndryshimet, janë elementë që i takojnë Kodit Zgjedhor. Kjo është zgjidhja ligjore dhe unë iu siguroj që është zgjidhja më e drejtë./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=gcLACxPAsa0

Ndiqni LIVE emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, në FJALA TV

https://www.facebook.com/110078253909771/videos/286144082470970/