Pubilicisti i njohur kosovar, Xhemal Ahmeti ka shpërndarë në rrjetin e tij social ‘Facebook’ një këndvështrim interesant lidhur me “zakonin” që kishte ish presidenti Ibrahim Rugova kur takonte personalitete të ndryshme nga e gjithë bota.
Rugova i dhuronte çdo personaliteti që takonte, një gur mineralik të madhësive të ndryshme.
Por ç’donte të tregonte ish presidenti me këtë veprim?
“Kur të na zhdukin krejtë dhe ti donë të na përkujtosh e mendosh se ishim njëherë shikoje këtë gur të tokës së djegur kosovare“? Me siguri jo në stilin: „a zhduket ky gurr poaq mund të na zhdukin ne“ apo „na pushtoni se jemi të pasur“ shkruan Xhemali në statusin e tij duke bërë kështu një interpretim
“Magjia e gurëve të Rugovës dhe mungesa e shkronjave” kështu shkuan në statusin e tij publicisti i njohur kosovar duke lënë të kuptojë që mesazhi i fortë që përcillte rugova tek të huajt nuk kishte nevojë për fjalë.
Statusi i plotë i Xhemal Ahmetit
Magjia e gurëve të Rugovës dhe mungesa e shkronjave
____________________
Ç‘donte ish presidenti Ibrahim Rugova me atë gurin mineralik (të madhësive të ndryshme) që ia dhuronte çdo personaliteti global që takonte? Çka u thoshte? „Kur të na zhdukin krejtë dhe ti donë të na përkujtosh e mendosh se ishim njëherë shikoje këtë gur të tokës së djegur kosovare“? Me siguri jo në stilin: „a zhduket ky gurr poaq mund të na zhdukin ne“ apo „na pushtoni se jemi të pasur“. Një politikan i njohur gjerman, gjatë një vizite në zyrën e tij para bombardimit të NATO-s, e para gjë që na tregoi kur hymë aty ishte një gurr i tillë. Me plotë krenari morri gurrin në duar dhe: „Këtë gurr ma ka dhuruar Rugova“ dhe nuk ia hoqi sytë, i përhumbur në të për disa sekonda. Pastaj na tregoi se mendoi në fjalët e liderit kosovar gjatë dhurimit, deri sa shikonte mineralin.
Ai libri serb në praninë e atij funksionarit të BE-së, që mëton të mashtrojë për mbrojtjen e Europës nga invadimi islam (Serbia ka qenë më e privilegjuara nga osmanët nga fillimi e deri në fund) tërboi opinionistët dhe politikanët shqiptarë. Si duket ata nuk u tërbuan me librin e autorëve serb, por më shumë nga inati se vetë s‘kanë ç‘të dhurojnë: as gurr as libër për historinë e tyre, e cila është shumë më prekëse dhe shumë më bindëse se çdo rrëfim serb. Pse nuk kanë? Apo kanë dhe nuk i përkthejnë nga inatet ideologjike, personale? Serbët bëjnë çmos që ta rimashtrojnë botën për t‘i mbuluar krimet e tyre të agresorit. Do të bënim edhe ne po të ishim në vendin e tyre? Jo. Shqiptarët nuk e bëjnë as atëherë kur s‘dinë se ku i kanë kufomat e lere më në kushte tjera. Paaftësia nuk asryetohet duke sulmuar tjetrin pse është i aftë – qoftë edhe i natyrës mashtruese dhe diabolike.
Pasi shqiptarët janë siç janë le të vazhdonin së paku traditën e atij gurit që ua la Rugova, ngase magjia dhe pesha e tij bëri aq shumë elita të botës për vete. Ishte një gur që kishte efektin më të madh se gjitha librat e botuara në shqipe që nga viti 1945 e deri sot. /Ra.My.Fjala.al/