Lindita Nikolla vlerëson kontributin e Rugovës:Iu kushtua si rrallëkush lirisë së Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka përkujtuar në përvjetorin e vdekjes së tij, ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, duke vlerësuar personalitetin dhe kontributin e tij në Kosovë.

Në një reagim publik, ajo shprehet se Rugova iu kushtua si rrallëkush lirisë, pavarësisë së Kosovës, paqes, vlerave dhe institucioneve demokratike, duke krijuar një model udhëheqësi që inspiron me kulturën, vizionin dhe shërbimin e tij për kombin.

“Ibrahim Rugova, një mendje e ndritur, dijetar i shquar, intelektual kalibri, patriot i madh, politikan vizionar, kujtohet sot dhe do të vijojë të kujtohet nga brezat në Kosovë, Shqipëri dhe të gjitha viset shqiptare.

Si bashkëthemelues dhe udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ideator i luftës popullore dhe rezistencës paqësore për lirinë e Kosovës, Presidenti i parë i Kosovës, partner i besueshëm dhe dinjitoz i partnerëve euroatlantikë të Kosovës dhe kombit shqiptar.

 

 

Ibrahim Rugova iu kushtua si rrallëkush lirisë, pavarësisë së Kosovës, paqes, vlerave dhe institucioneve demokratike, duke krijuar një model udhëheqësi që inspiron me kulturën, vizionin dhe shërbimin e tij për kombin”, shprehet ajo./O.S

Të fundit

Influencerja nuk i mbijeton ndërhyrjejes kirurgjikale, ndërron jetë pas operacionit

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Brazil, pas ndarjes nga jeta të influencueses së njohur Natália Cavanellas,...

Italia planifikon të lirojë 10.000 të burgosur për të ulur mbipopullimin në burgje

Ministria e Drejtësisë në Itali ka njoftuar se deri në 10,000 të burgosur mund të lirohen me masa alternative si arrest shtëpie apo provë,...

Kina rikonfirmon normalizimin e raporteve me BE-në

Autoritetet kineze kanë rikonfirmuar të mërkurën se do të normalizojnë raportet me Parlamentin Evropian, teksa Pekini zyrtar ka për synim të thellojë raportet ekonomike...

Trajneri i Seria A përfundon në spital, nuk u ndje mirë gjatë seancës stërvitore

Mauricio Sarri ka përfunduar në spital sot për shkak se nuk ndjehej mirë pas seancës stërvitore që ka drejtuar. Dhe për këtë ka kryer...

Zjarr masiv në Turqinë veriperëndimore, evakuohen shtatë vendbanime

Autoritetet turke po përballen me fronte të reja të mëdha zjarri pas shpërthimit në mesditë të së martës në një zonë pyjore në rajonin...

Lajme të tjera

Web TV