Hoti takim me Thaçin/ “Marrëveshja finale me Serbinë duhet të jetë njohja reciproke”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë detaje pas takimit me Avdullah Hotin, kyeministrin e Kosovës me të cilin zhvilloi takim paraditen e sotme.

Thaçi deklaroi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë vetëm me njohje reciproke.

“Të ndodhë njohja reciproke dhe të mos lejojmë që ky dialog të zbresë në nivel teknik sepse dialogu është komplet politik. Niveli teknik do të thotë status quo,”-u shpreh Thaçi.

Ndërsa kreu i qeverisë Hoti, e siguroi presidentin se dialogu do të fokusohet vetëm tek njohja e Kosovës nga Serbia.

“Ne do të angazhohemi që dialogu të mos rrëshqasë në dialog teknik por të fokusohemi në çështjen kryesore që është njohja reciproke e cila duhet të jetë edhe marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Hoti.

Më pas në mesditë, Hoti do të dalë në një konferencë në Kuvend për të dhënë edhe një rezyme të takimeve që ka zhvilluar gjatë kësaj kohe me palën serbe. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV