Kërcënon gruan me armë, pranga lezhjanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm dy ditë nga një krim i rëndë që ndodhi në një familje në Paskuqan, është një tjetër kërcenim serioz në Lezhë. Por policia ka ndërhyrë në kohën e duhur duke e sjellë në pranga agresorin që i bie të jetë kryefamiljari.

Sipas të dhënave Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 50-vjeçar, banues në Pllanë, me akuzën për dhunë në familje.

Sipas policisë, shtetasi Z. K në mënyrë sistematike ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri.

Mbrëmjen e djeshme ajo kishte njoftuar Policinë, e cila ndërhyri për arrestimin.

Gjatë kontrollit në banesë ju gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë,  një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarr-përcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Fjala.al/

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV