1 vit nga vdekja e “Kasapit të Pekinit”, ja çfarë shkruan gazetari shqiptar

Sot është një vjetori i vdekjes së kryeministrit të katërt të Kinës Li Peng.

I njohur ndryshe edhe si “Kasapi i Pekinit”,  Peng vrau 300 persona në protestën e Tien An Menit.

Gazetari Dritan Hila, ka postuar një status lidhur me këtë ngjarje.

“Si sot para nje viti, vdiq Li Peng, personi qe vrau 300 vete ne protesten e Tien An Menit dhe nxorri 300 milion kineze nga varferia. Ishte 90 vjeç dhe nuk e zuri asnje mallkim”, shkruan Hila në statusin e tij.

Si Kryeministër, Li ishte përfaqësuesi më i dukshëm i qeverisë së Kinës që mbështeti përdorimin e forcës për të shuar protestat e Sheshit Tiananmen të vitit 1989. Gjatë protestave Li përdori autoritetin e tij si Kryeministër për të shpallur ligjin ushtarak dhe, në bashkëpunim me Deng Xiaoping, i cili ishte Kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak, urdhëroi goditjen ushtarake të qershorit 1989 kundër demonstruesve studentë pro-demokracisë në Sheshin Tiananmen.

Li mbrojti një qasje kryesisht konservatore ndaj reformës ekonomike kineze, e cila e vendosi atë në kundërshtim me Sekretarin e Përgjithshëm Zhao Ziyang, i cili ra jashtë favorit në 1989./Fjala.al/Ke.Ba