I zunë pritë në derën e shtëpisë, qëllohet me breshëri plumb*sh gazetari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm, Stefanos Chios, botuesi dhe publicist grek është qëlluar me armë zjarri në hyrje të shtëpisë së tij.

Sipas mediave greke, Chios është qëlluar në momentin kur po kthehej në shtëpi në orët e para të mëngjesit kur persona të paidentifikuar i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.

Gazetari është qëlluar me një plumb në qafë dhe një në brinjë. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme por serioze.

Ai u shpëtoi plumbave vetëm falë bllokimit të armës së një prej autorëve, ndërsa tjetri u shpërqëndrua nga zëri i gruas së gazetarit, e cila doli nga shtëpia për të parë ç’po ndodhte.

Autorët e krimit arritën që të largoheshin nga vendngjarja dhe janë shpallur në kërkim edhe pse deri tani nuk ka asnjë të ndaluar. Hetimet për atentatin ndaj gazetarit po kryhen nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Policinë e Atikës.Ka.Li/fjala.al

Të fundit

“Humba shikimin në njërin sy,shpërtheu kapsolli”,G Bani kujton si ndodhi shpërthimi fatal

Reperi Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ka rrëfyer në emisionin S’e luan...

Detaje nga takimi i Ramës me drejtuesit e PS!Në listat e mbyllura do jenë gra dhe të rinj

Detaje të reja mësohen në lidhje me takimin që ka pasur kryeministri Edi Rama me secilin nga drejtuesit politikë të qarqeve për PS-në. Gazetari Osman...

Analiza/ Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Nga Preç Zogaj Me rikthmin në krye të partisë më të madhe opozitare Berishës i ra barra e ndërtimit të një projekti për rrotacionin e...

Frika se SHBA mund të tërhiqet nga NATO, Italia nis punën për rritjen e ushtrisë së saj

Italia po ecën me kujdes në strategjinë e saj për Ukrainën, duke refuzuar dërgimin e trupave në një mision ekskluzivisht evropian, por duke shqyrtuar...

Eksporti ku ia kalojmë Serbisë/ Kultivimi i trangullit kornishon, Shqipëria kryeson

Në Fier ka nisur sezoni i mbjelljeve në serat diellore. Një nga fermerët më të mëdhenj në këtë sektor është Besnik Bogdani nga fshati...

Lajme të tjera

Web TV