Fitoi lotarinë prej 184 milion franga, gruaja sërish punon kameriere

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Olivia K. është gruaja nga Aargau i Zvicrës që ka fituar 184 milionë franga në lotarinë ‘Euromillions’.  Gruaja që është sot 48 vjeçe është me origjinë gjermane. Ajo është bërë një prej rasteve më të njohura në botë që edhe pas fitimit të një shumë marramendëse nuk e ka lënë asnjëherë punën e saj dhe as fshatin në të cilin banonte.

Shuma është fituar në vitin 2018-të dhe ajo që i ka bërë kureshtare mediet është fakti që gruaja vazhdon e shkon në restorantin ku ka punuar ndër vite dhe shërben si kameriere.

Mediet zvicerane kanë theksuar se Olivia vazhdon të punojë tri ditë në javë si kameriere në restorantin ku punonte prej 11 vjetësh.

Numrat që e nënë fituese atë ishin: 7, 17, 29, 37, 45. Plus numrat me yje 3 dhe 11 i sollën asaj prej 183.9 milionë franga, më 2 tetor 2018. Kishte paguar vetëm 24.50 franga për biletën që e bëri multimilionere.

Kjo ka qenë shuma e dhjetë më e madhe e fituar ndonjëherë në të gjithë Evropën dhe më e madhja në historinë e Zvicrës. Me gjithë fitimin e madh, Olivia ka vendosur të qëndronte në fshatin e saj dhe të mbante punën e kamerieres.

Tetorin e kaluar u bë i njohur emri i saj në komunë, pasi që komuna e saj e vogël pati befasisht të ardhura të jashtëzakonshme tatimore prej rreth 23,7 milionë frangash. “Pasi fituam, vendosëm të ndërtonim një shtëpi të bukur për veten tonë”, tha Olivia K. Përveç kësaj, ajo dhe burri i saj secili blenë nga një BMW. Familja nuk ka fëmijë, por mban dy qen.

Për shkaqe që dihen, ajo nuk ka pranuar të dalë në gazetë me emrin e saj të vërtetë. Po ashtu nuk ka dashur të publikohet as emri i restorantit ku punon dhe as i komunës, mbase për të evituar ndonjë sulm nga grabitësit. /Fjala.al/

Lexo edhe :  Po dëshmoj urinë e qëllimshme të fëmijëve të Gazës – pse po e lejon bota këtë?

 

Të fundit

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Zaptimi i trotuareve, Rama jep mesazhin e radhës dhe e ka seriozisht

Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje...

Nuk keni vendosur ende universitetin? Zgjidhja quhet U-Albania

Nëse ende nuk keni vendosur për universitetin ku do të vijoni studimet e larta, keni edhe pak ditë kohë. Më 29 korrik hapet zyrtarisht portali...

Lajme të tjera

Web TV