Njeriu familjar që vrau 300 persona nën hundën e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dikush që ka vrarë 300 persona padyshim do konsideroj si një kriminel, por karakteri i Richard Kukinskit është shumë më kompleks dhe interesat se personaliteti i një vrasësi serial. Ai kishte një rregull të cilin vrasësit serial nuk priren ta kenë për shkak të fetishizmave seksualë: Richard Kukinski nuk prekte gra dhe fëmijë.

Si i tillë ai ishte familjar, ndonëse ndonjëherë i dhunshëm , familjes së tij nuk do i shkonte në mendje kurrë se kryefamiljari do ishte një person i cili do vriste rreth 300 njerëz.

Richard Kukinski ka kryer një seri vrasjesh në llogari të mafies, por pjesën më të madhe të krimeve ai e ka bërë për shkak të konflikteve personale. Mjafton të hyje në një bar dhe t’ia bëje për borxh dhe ta nxehje dhe forma që ai do kishte për tu ndjerë i fuqishëm ndaj teje ishte që të të merrte jetën.

Richard Kukinski ishte diagnostikuar si bipolar dhe shumica e krimeve të tij janë realizuar në gjakftohtësi e sipër, ndërsa ato në llogari të mafies me një qetësi e ftohtësi totale. Ky dyzim i personalitetit të tij dhe të mosqenit manjakal e bëjnë atë vrasësin më interesant në histori. Por jo vetëm kjo, pasi ai u dënua vetëm për katër vrasje kur në të vërtetë nga intervistat e kryera ai ka folur për rreth 300 vrasje në total.

Richard lindi me 11 Prill 1935 në New Jersey, nga  një familje me baba të dhunshëm dhe shpesh herë ai e përmendte se ai dhe i ati kishin të njëjtën gjak, duke nënkuptuar trashëgiminë e këtij tipari tipologjik të karakterit të tij. Në fakt prindërit e Kuklinskit ishin të dy dhunshëm ndaj tij dhe motrave të tij.

Lexo edhe :  DW publikon intervistën e diplomatit Werner Daum në 2010

Ai kreu vrasjen e tij të parë kur ishte në adoleshencën e tij të hershme. Mënyra se si psikologu i tij e trajton Kukinkin të ngjason me trajtimin psikologjik të filmit Joker.  Edhe pse kinematografia është frymëzuar për të bërë filma dhe dokumentarë jetën e tij është pikërisht Joker ai që shpjegon lidhjen e karakterit të tij me fëmijërinë e tmerrshme të cilin ka përjetuar.

Një nga ndërmarrjet e tij kriminale ishte përdorimi i filmave pornografikë dhe pikërisht përmes këtij aktiviteti u lidh me krimin e organizuar . Përfundimisht, ai u punësua si njeri i goditur, duke kryer detyra nga disa familje të krimit, duke përfshirë organizatat Genovese, Gambino, dhe DeCavalcante.

Më 5 Mars 2006, Kuklinski vdes në burg në moshën 70 vjeçare nga sëmundja Kawasaki.  Vdekja e tij dukej e dyshimtë pasi ai iku në të njëjtën kohë kur kishte planifikuar të dëshmonte kundër Sammy Gravano. Kuklinski do të dëshmonte se Gravano e punësoi atë për të vrarë një oficer policie në vitet 1980.  Pasi ai vdiq akuzat ndaj Gravano u rrëzuan pasi nuk kishte më prova të mjaftueshme./Fjala.al

Të fundit

Ngjarja në Mat/ Autori i dyshuar, dëshmitar okular në atentatin ndaj Azem Hajdarit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e të riut Renis Dobra pranë liqenit të Shkopetit mëngjesin...

Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

Franca ka bërë një rishikim strategjik kombëtar, në të cilin lëshohet alarmi për rrezikun e një lufte në Evropë. Kërcënimi serioz, si ushtarak dhe...

Komentet e turistëve të huaj: Shqipëria e lirë, por benzina…

Nami i mirë në Itali na ka dalë e kurioziteti edhe më i fortë nga turistët e vendit fqinj po vijon edhe këtë vit. Emi,...

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë të mëdha. I ftuar ditën...

“Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime”

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga...

Lajme të tjera

Web TV