Një nga avokatët e selisë blu, Eduard Halimi komentoi vendimin e Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes për falsifikim ndaj tre zyrtarëve të Partisë Demokratike. mes tyre Lulzim Bashën.
Halimi deklaroi se vendimi i sotëm i gjykatës ishte vendim drejtësie, ndërsa shtoi se të gjitha akuzat e mbështetura mbi spekulimet u rrëzuan. Mes të tjerash Halimi tha se tashmë ‘gjuetia e shtrigave’ u rrëzua.
“Vendimi i sotëm i gjykatës ishte vendim drejtësie. U provua pas 2 vitesh hetime se gjithçka ishte një akuzë e sajuar, bazuar mbi spekulime dhe u vërteta se nga hetimet nuk kishte asnjë lidhje PD dhe nuk kishte asnjë vepër penale për të dhe nuk ishte shkelur ligji nga ajo. As për Shqipërinë, as në një vend tjetër. U vërtetua katërçipërisht se vepra penale nuk ekzistonte. Ishte vendim drejtësie. Ne jemi avokatë të çështjes. Ky ishte një vendim që rrëzoi të gjithë akuzën, të gjithë ‘gjuetinë e shtrigave’ që për 2 vjet u mbajt në territorin e Prokurorisë. Dhe u rrëzuan të gjitha akuzat ndaj PD. U pushua akuza, ajo nuk ekziston më.”, tha Halimi në një prononcim për mediat. /Fjala.al