Kryepolici: Kush jeni ju që sulmoni policinë?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agim Basha, pedagog në Akademinë e Rendit ka analizuar sjelljet e dhunshme ndaj Policisë së Shtetit në disa rajone të vendit.

Përmes një komenti në rrjetin social “Facebook”, Basha shkruan se Para disa ditësh u sulmua një Oficer Policie brenda Stacionit të Policisë në Shëngjin/Lezhë. Ndërsa në këtë video një qytetar provokon një patrullë policie e cila gjendet brenda një automjeti në lëvizje.

Ish-kryepolici i Vlorës deklaron me vendosmëri se askush nuk ka të drejtë që të ushtrojë dhunë verbale mbi Oficerët e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e tyre edhe nëse qytetari/qytetarët mendojnë se Policia po shkel rregullat.

Gjithashtu, Agim Basha analizon edhe shkaqet se pse Policia e Shtetit ka arritur në këtë situatë sot. Përdorimi politik dhe performaca e ulët në disa raste shpjegon Basha ka bërë që shumë qytetarë të humbin besimin dhe disa të tjerë t’i kthehen policisë.

Postimi i plotë i Agim Bashës

Kjo është ngjarje që duhet analizuar.

Para disa ditësh u sulmua një Oficer Policie brenda Stacionit të Policisë në Shëngjin/Lezhë.

Ndërsa në këtë video një qytetar provokon një patrullë policie e cila gjendet brenda një automjeti në lëvizje.

Për ata që nuk e dinë, gjatë shërbimit apo kryerjes së një detyre Policia mund të lëvizë pa e vendosur rripin e sigurimit.

Kjo bëhet që të këtë avantazh taktik për të kryer veprime të caktuara.

Sidoqoftë askush nuk ka të drejtë që të ushtrojë dhunë verbale mbi Oficerët e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e tyre edhe nëse qytetari/qytetarët mendojnë se Policia po shkel rregullat.

Çdo qytetar ka të drejtën dhe detyrimin të denoncojë Oficerët e Policisë, nëse mendon se ata po shkelin ligjin dhe kodin e etikës apo sjelljes.

Lexo edhe :  Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, sërish kryeson Koreja e Jugut

Pyetja është pse qytetarët humbin respektin dhe aq më tepër shpërfillin autoritetin e Policisë ?

Një nga shkaqet është se prej vitesh sulmohet shteti sa herë që synohet të sulmohet Partia ose partitë politike në pushtet. Pra lufta ndaj pushtetit kthehet në luftë kundër shtetit. Kjo qasje i ka sjellë dëme të pallogaritshme Shtetit Shqiptar.

Shkak tjetër humbja e besimit tek Policia si pasojë e performancës së saj të dobët ose e perceptimit të gabuar për Policinë si pasojë e manipulimit keqdashës të opinionit publik në dëm të Policisë.

Mund të jenë edhe të gjitha këto shkaqe së bashku si dhe të tjera si , historiku i sjelljes së Policisë me komunitetin në vijimësi, cilësia dhe shpejtësia me të cilën ju afrohet shërbimi njerëzve kur kanë nevojë për Policinë, etj.

p.s.sapo lexova se dhe 3 Oficer Policie i paskan goditur/dhunuar në Vranisht/Vlorë. Shikoni linkun tek komentet.

Të fundit

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku...

Mandatet e Andia Ullirit dhe Lapajt “ngrihen” deri më 25 gusht

Kolegji Zgjedhor ka marrë pushimet. Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk...

Rama: Në Delvinë janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë

Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook foto nga operacionet për shuarjen e zjarrit në Delvinë. “Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për...

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në një emision televiziv. Ajo ka folur për vështirësitë dhe...

Epidemia/ Viktima e parë, një 2-vjeçar vdes nga fruthi, numri i të prekurve arrin rekord

Që kur filloi shpërthimi i fruthit në Izrael rreth tre muaj më parë, janë diagnostikuar 503 pacientë, nga të cilët 187 janë pacientë aktivë...

Lajme të tjera

Web TV