Dritan Shano: Njerëzit të ngrihen rrugëve kundra diktaturave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomisti i njohur Dritan Shano shkruan sot se është budallallëk të mendosh se shteti që dominon ekonominë nuk do të jetë shtet autokratik sa i përket politikës, medias, fjalës së lirë, mendimit dhe veprimit ndryshe.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Shano në aparencë janë shtetet ato që po “mbajnë me bukë” shumicën e njerëzve.  Gjithashtu Sano shkruan se censura ndaj fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe është evidente në media, në platformat sociale por edhe në në luftën që po zhvillohet në rrugët e Amerikës sipas parimit totalitar “Ai që kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen: ai që kontrollon të tashmen kontrollon të shkuarën”.

Lutem që njerëzit në shtetet e fuqishme të ngrihen rrugëve kundra diktaturave që synojnë prangosjen e jetës të secilit prej nesh “për të mirën tonë”!”, përfundon komenti i Shanos.

Postimi i plotë i Dritan Shanos

Është budallallëk të mendosh se shteti që dominon ekonominë nuk do të jetë shtet autokratik sa i përket politikës, medias, fjalës së lirë, mendimit dhe veprimit ndryshe.
Izolimi prej Covid-19 anembanë botës i ka varfëruar, dobësuar dhe pamundësuar njerëzit, bizneset dhe i ka vendosur shtetet në pozita dominuese në treg.
Në 6 muajt e fundit, në aparencë janë shtetet ato që po “mbajnë me bukë” shumicën e njerëzve. Çensura ndaj fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe është evidente në media, në platformat sociale por edhe në në luftën që po zhillohet në rrugët e Amerikës sipas parimit totalitar “Ai që kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen: ai që kontrollon të tashmen kontrollon të shkuarën”.
Faza tjetër është bindja e verbër ndaj urdhërave të paketuara si garanci dhe siguri për jetën, barazi dhe ambientalizëm. Lutem që njerëzit në shtetet e fuqishme të ngrihen rrugëve kundra diktaturave që synojnë prangosjen e jetës të secilit prej nesh “për të mirën tonë”!

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV