Sekuestrohen 10 mijë maska në Ankona, dyshohet se vinin nga Shqipëria

Plot 10 mijë maska të cilat dyshohet se janë prodhuar në Shqipëri, janë sekuestruar nga policia italiane në portin e Ankonas.

Maskat mbanin të shkruar “Made in Italy” (prodhuar në Itali) dhe udhëzimet ishin në gjuhën italiane. Tregimi i rremë i origjinës shkaktoi konfiskimin administrativ të mallit.

Sipas mediave fqinje, policia ka sekuestruar dhjetë mijë maska ​​me filtra pëlhure në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza dhe Zyra e Doganave.

Pajisjet mbrojtëse nuk kishin asnjë indikacion të origjinës, paketimi ishte me shpjegim italisht, ndërkohë që në realitet ato thuhet se vinin nga Shqipëria.

Pikërisht mashtrimi për origjinën u bë edhe shkak për hetime dhe konfiskimin e tyre.

Sipas hetuesve, paketimi mund të kishte mashtruar konsumatorin në lidhje me vendin e vërtetë të prodhimit të maskave. Për raste të tilla ligji italian parashikon gjobë nga 10 mijë në 250 mijë euro.

Aktiviteti është pjesë e një konteksti më të gjerë të veprimit të kryer çdo ditë nga Guardia di Finanza dhe Agjensia Doganore Monopoli për të mbrojtur drejtësinë e tregut, për të respektuar konkurrencën e ndershme dhe për sigurinë e produkteve për të ruajtur shëndetin e qytetarëve./Bl.Ba/Fjala.al