Sulmi me breshëri kallashnikovi ndaj hotelit në Pogradec, 1 muaj burg për Topuzin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Pogradecit ka dhënë masën e sigurisë burg me afat 30 ditor për Mariglen Topuzin, i arrestuar për ngjarjen e ndodhur në një hotel në Tushemisht disa ditë më parë.

Burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se Topuzi në seancën e sotme ka mohuar në mënyrë kategorike të jetë pjesë e ngjarjes së ndodhur, ku u qëllua me breshëri drejt hotelit.

Avokati mbrojtës i Topuzit u shpreh për mediat se kishte një mungesë provash nga prokuroria për klientin e tij.

Avokati theksoi se i ka vënë në dispozicion gjykatës provat e siguruara prej tij se në momentin kur ka ndodhur ngjarja Topuzi ka qenë në një hotel në Golem.

I riu do të qëndrojë një muaj në qeli në vijim të hetimeve ndaj tij, pasi gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit për lirimin e 34-vjeçarit të arrestuar më 9 gusht.

Ndërkohë si të përfshirë në sulmin me armë ndaj hotelit, ditën e sotme u arrestua i dyshuari si organizator Ilir Berberi 52 vjeç si dhe Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhia, 32 vjeç./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

VIDEOLAJM/ Cunami në Japoni, valët e forta godasin brigjet e Hokkaidos

Këto imazhe ajrore tregojnë valë masive që përplasen në bregdetin e Hokkaidos, në veri të Japonisë, pas tërmetit me magnitudë...

Këmbimi valutor 30 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.4 lekë dhe do shitet me 84.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

A jemi në pragun e Luftës së 3-të Botërore?

GJENERAL PIRO AHMETAJ Pyetje trilona dollarë: ”A ndodhemi në prag të Luftës së Tretë Botërore?” Cilat janë mësimet nga Lufta I dhe II? Çfarë peshe...

Punëtorët evakuojnë centralin bërthamor të Fukushimës për shkak të frikës nga cunami

Punëtorët në termocentralin bërthamor të Fukushimës në Japoninë lindore, i cili pësoi një nga dy aksidentet më të këqija bërthamore në historinë moderne dhe...

“Independent”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira për pushime në vitin 2025

Jeni duke kërkuar një vend për pushime me buxhet të ulët? Ne ju rekomandojme pese destinacionet më të mira në vitin 2025 – nga...

Lajme të tjera

Web TV