Aktori Naim Frashëri përkujtohet nga i biri në ditën e lindjes së tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Naim Frashëri edhe pse nuk jeton më është përkujtuar sot nga i biri, Anili në ditën e lindjes së tij.

Me fjalë shumë të ndjera ai e ka shkruar këtë mesazh ku përkujton të atin e tij dhe ku tregon se mungesa e tij ndihet gjithashtu gjithashtu edhe nga të tjerë familjar të cilët njësoj kanë mall  për njeriun e tyre të dashur.

Aktori i njohur shqiptar, i vlerësuar me shumë çmime lindi në Leskovik më 15 gusht të vitit 1923 dhe ndërroi jetë më 18 shkurt të vitit 1975. Karrierën profesionale si aktor e filloi në fillim të vitit 1945, por dashurinë për teatrin ai shfaqi edhe më herët.

 

Naim Frashërika interpretuar disa role të rëndësishme në filmin artistik: Valeri në “Tartufi”, Smithi në “Çështja ruse”, Gjoni “Trimi i mirë me shokë shumë”, Selimi “Familja e peshkatarit”, gjenerali “Gjenerali i ushtrise së vdekur”, Leka “Përkolgjinajt”, Nikolla “Armiqtë”, Sasha Ribakov “Orët e Kremlinit”, Lubeni “Proçesi i Lajpcigut”, Ferdinanti “Intrigë dhe dashuri”, Hauardi “Rrënjët e thella”, Hamleti “Hamleti”, Jonuz Bruga “Familja e Peshkatarit”. Për fat të keq roli i Jonuzit do të ishte edhe  i 80-ti e njikohësisht i fundit për të.

 

Naim Frashëri gjithashtu është nderuar edhe me shumë tituj dhe çmime. Ky emër mbetet një nga ikonat e teatrit shqiptar. Gjithashtu ai është dekoruar edhe me urdhërin e lartë “Hero i punës socialiste”dhe mban titullin “Artist i Popullit”.

Ru.Do/ Fjala

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV