Bejrut, Unesco: Shëroni plagët e trashëgimisë kulturore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shpërthimet që goditën të paktën 8,000 ndërtesa, 640 ishin historike

Shpërthimet në 4 gusht në Beirut shkaktuan qindra vdekje, mijëra të plagosur por gjithashtu shkaktuan plagë shkatërruese në trashëgiminë kulturore të qytetit. U shkatërruan disa nga lagjet më të vjetra të Bejrutit dhe u dëmtuan rëndë muzetë, galeritë e artit dhe vendet fetare.

Për këtë arsye, Unesco ka zbritur në terren  që të marrë përsipër koordinimin, restaurimin dhe rindërtimin e vendeve kulturore. Vlerësimi i parë i dëmit të shkaktuar nga shpërthimet gjigante u bë nga Sarkis Khoury, drejtori i përgjithshëm i antikiteteve në Ministrinë e Kulturës së Libanit. Ai zbuloi se të paktën 8,000 ndërtesa u prekën, shumë prej të cilave janë përqendruar në rrethinat e vjetra të Gemayzé dhe Mar-Mikhael. Rreth 640 janë ndërtesa historike, rreth 60-të prej të cilave janë në rrezik shembjeje.

Drejtori foli gjithashtu për ndikimin e shpërthimit në muzetë e mëdha, të tilla si Muzeu Kombëtar i Bejrutit, Muzeu Sursock dhe Muzeu Arkeologjik i Universitetit Amerikan të Beirutit, si dhe në hapësirat kulturore, galeritë dhe vendet fetare.

Pas kërkesës për ndihmë nga Drejtoria e Përgjithshme për Antikitetet e Libanit, UNESCO ka marrë përsipër të udhëheqë mobilizimin ndërkombëtar për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e kulturës dhe trashëgimisë së Bejrutit, bazuar në nevojat teknike të Drejtorisë së Përgjithshme dhe të Planit Ndërkombëtar të Veprimit për Kulturën në Bejrut.

Partnerët në këtë projekt përfshijnë Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Trashëgimisë në Zonat e Konflikteve, Qendrën Rajonale Arabe për Trashëgiminë Botërore, Blu Shield, Qendrën Ndërkombëtare për Studimin e Konservimit dhe Restaurimit të Pasurisë Kulturore dhe Këshillin Ndërkombëtar të Muzeve. UNESCO është e angazhuar të sigurojë që jeta e pasur kulturore dhe trashëgimia e Bejrutit të mund të vazhdojë të jetë një burim i forcës dhe rezistencës për popullin libanez./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV