Reagon Vuçiç: “ Të ndalohen punimet në zonën e Manastirit të Deçanit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaron se Manastiri i Deçanit rrezikohet nga punimet që po zhvillohen afër saj.

Ai vlerësoi se ky akt është pa dyshim në kundërshtim me arritjet evropiane të civilizimit, madje edhe në kundërshtim me rregulloret e miratuara nga vetë Prishtina, raporton B92.

Presidenti Vuçiç ka njoftuar se, për këtë arsye, në mbledhjen tjetër në Bruksel, Serbia do t’u kërkojë përfaqësuesve të Prishtinës dhe ndërmjetësve evropianë që të ndërpresin urgjentisht dhe përgjithmonë punimet e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Vuçiç u shpreh se mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë është një përparësi e politikës sonë shtetërore, dhe jemi të gatshëm të formojmë një ekip të veçantë së bashku me Kishën Ortodokse Serbe për mbrojtjen e objekteve tona të shenjta – trashëgiminë shpirtërore, kulturore dhe historike serbe dhe të krishterë.

Ai theksoi se punimet në afërsi të manastirit, Serbia i percepton si një mjet presioni. Serbia kërkon, sipas Vuçiçit një dialog produktiv që të ketë një marrëdhënie minimale të besimit dhe një klimë paqësore.

Unë pres që BE-ja të bëjë presion të qartë dhe të fortë mbi Prishtinën për të ndaluar fushatën e rrezikimit të faltoreve serbe, sepse ato janë, përveç faltoreve, në të njëjtën kohë edhe monumente të çmueshme të kulturës kristiane evropiane, dhe çdo sulm ndaj tyre është një sulm ndaj themeleve të vlerave evropiane”, theksoi Vuçiç.

Kujtojmë se këshilltari i presidentit të SHBA-ve për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka paralajmëruar se zyrtarët e të dyja shteteve do të takohen më 2 shtator në Uashington.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV