Fundjava “çmend” shoferët, 2051 gjoba në 24 orë (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë fundjavës kanë qenë të shumtë shoferët që kanë shkelur rregullat e qarkullimit.

Janë hequr 138 patenta si dhe janë vënë 2051 gjoba, për 24 orë.

Në terren kanë dalë 32 patrulla me punonjës policie dhe civilë, 4 dronë dhe 6 radarë, ku janë evidentuar në sërë shkeljesh nga ana e shoferëve shqiptar, duke nisur që nga parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit në timon, mosvendosje të rripit të sigurimit apo parkime të gabuara.

https://youtu.be/9yn8FMJK0-4

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Vijon Plani-Operacional “ROADPOL GUSHT 2020”.

Katër dronë, 6 radarë dhe 32 patrulla me punonjës policie civilë në monitorim të qarkullimit në të gjithë vendin për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore prej dy ditësh po monitoron me dronë akset rrugore nacionale për evidentimin dhe ndëshkimin e parakalimeve të gabuara, të cilat janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Në kuadër të këtij plani, në akset rrugore bregdetare dhe në akset kombëtare, në zonat urbane, interurbane dhe ato rurale, janë shtuar monitorimet duke përdorur dronë dhe patrulla me punonjës policie civil krahas atyre me uniformë, me qëllim kontrollin e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve dhe mjeteve me dy rrota, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe të rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë.

Si rezultat i monitorimit me dronë nga njësia operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe dhe nga patrullat me punonjës civilë, dje dhe paraditen e sotme, në akset “Elbasan-Peqin”, “Fier-Vlorë-Orikum”, “Fier-Tepelenë-Gjirokastër”, “Milot-Lezhë” dhe “Milot-Morinë” dhe aktualisht në “Fushë-Krujë-Milot”, janë evidentuar dhe ndëshkuar 896 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.

Lexo edhe :  Arlind Qori: Rama tani të marrë një shërbëtor ta ndihmojë në tualet

Në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë duke përdor 6 radarë janë evidentuar dhe ndëshkuar 97 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara duke ju pezulluar leja e drejtimit,

Janë dërguar në OASH 8 drejtues mjetesh për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë.

Janë arrestuar 8 drejtues mjetetsh, nga këta 4 për drejtim mjeti pa patentë dhe 4 për drejtim mjeti në gjëndje të dehur.

Janë pezulluar 41 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

356 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

196 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,

67 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

1432 masa për parkime të gabuara e shkelje të tjera.

Plani operacional vijon dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos bëjnë parakalime të gabuara, të mos dalin nga kolona kur ka fluks dhe të mos qarkullojnë në sens të kundërt, të mos qarkullojnë me shpejtësi apo nën efektin e alkoolit, të përdorin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë reagim të shpejtë e profesional.

/Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV