Numri i infeksioneve të reja me koronavirus, regjistruar brenda një dite të vetme në të gjithë botën, ka thyer ditën e djeshme të gjitha rekordet duke nisur që nga fillimi i pandemisë.
“Shifra arriti në 294 237 raste në vetëm 24 orë’, ka njofuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kjo e çon numrin e personave të infektuar në të gjithë botën në mbi 21 milionë, ndërsa atë të të vdekurve në më shumë se 755 000.
Rekordi i mëparshëm i përgjithshëm ditor ishte më 31 korrik, kur u raportuan pak më shumë se 292 000 raste të reja.
Në nivele alarmante, vendet më të prekura janë SHBA, Brazil dhe Indii, ku janë regjistruar për secilën prej tyre më shumë se 100 000 raste gjatë shtatë ditëve të fundit.
Por sipas ekspertëve, numri i çështjeve të raportuara mund të jetë edhe shumë më i lartë.
Ru.Do/ Fjala