Çfarë duhet të dini për të udhëtuar drejt Greqisë? Policia e Shtetit bën njoftimin e rëndësishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dy pikat kufitare me Greqinë, Kakavijë dhe Kapshticë dyndja e madhe e njerëzve që duan të kalojnë kufirin ka krijuar një situatë kaotike, me njerëz që kanë më tepër se tre ditë që presin në radhë.

Por edhe Greqia ka ndryshuar rregullat për shkak të masave të ndërmarra kundër pandemisë së koronavirusit.

Për këtë arsye Policia e Shtetit përmes një njoftimi u rikujton qytetarëve gjithçka që duhet të dinë para se të nisen drejt shtetit fqinj.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Rikujtesë mbi rregullat e reja për lëvizjen në Pikat Kufitare drejt Greqisë

Policia e Shtetit rikujton të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, se nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, duke filluar nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vijim, për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet PKK Kakavije do të lejohet të kalojnë vetëm 750 shtetas në ditë, ndërsa nga PKK Kapshticë vetëm 300 shtetas në ditë.

Për të hyrë në Republikën e Greqisë ?? prej mëngjesit të datës 17 gusht qytetarët duhet të kenë me vete:

✅ Çertifikatën e kryerjes së testit COVID-19, jo më vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV;

✅ Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

✅ Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;

✅ Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;

Lexo edhe :  Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

✅ Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.

Sot, pas komunikimeve të pandërprera me homologët grekë është mundësuar që në PKK Kakavije të vijojë puna me ritëm duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që janë në pritje në radhë, për të kaluar në shtetin grek.

Gjithashtu po pas komunikimeve intensive me homologët grekë, në këto momente në Kapshticë ka nisur puna normalisht e do të vijojë deri në orën 22:00 të mbrëmjes, ndërsa nga nesër në orën 06:00 të mëngjesit në të dyja pikat e kalimit do të aplikohen masat e raja anti-COVID.

Policia Kufitare apelon qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë që mos ndërrmarin udhëtime pa pasur me vete dokumentacionin e mësipërm, pasi Policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Kakavijes si dhe në drejtim të Kapshticës.

Nuk do të lejohet asnjë qytetar që ka qëllim destinacionin final Greqinë të udhëtojë në drejtim të këtyre pikave pa pasur dokumentacionin e nevojshëm.

Të fundit

Son prezantohet tek Los Angeles: “Nuk ishte zgjedhja ime e parë, më mbaruan energjitë”

Pas dhjetë vitesh te Tottenham, Son Heung-min mbërrin në MLS dhe tashmë po i jep flakë Los Angelesit. Sulmuesi korean është prezantuar zyrtarisht...

Kush po e sulmon prodhimin vendas?

Nga Leonard Veizi Duket sikur jetojmë brenda një rrethi vicioz nga i cili nuk po gjejmë dot rrugë shpëtimi. Një mjegull mosbesimi, frike dhe përçmimi...

Ecuria e transportit ajror, TIA kalon për herë të parë 51 mijë pasagjerë në një ditë

Transporti ajror në Shqipëri po përjeton një rritje të qëndrueshme, si në numrin e fluturimeve, ashtu edhe të pasagjerëve. Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë...

Drafti i Kodit Penal godet gazetarinë investigative, masa deri në mbyllje të mediave

Elvin Luku Prej afro dy javësh opinionit publik shqiptar i është prezantuar një draft mbi Kodin e ri Penal. Dokumenti i punuar nga një grup ekspertësh...

Berisha: Gjysmë miliard euro përdori qeveria për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një konferencë për shtyp, ku e cilësoi fushatën elektorale të 11...

Lajme të tjera

Web TV