Tensione me emigrantët në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pothuajse të përditshme po bëhen reagimet e tensionuara të banorëve të zonave të ndryshme të Greqisë dhe sidomos të tre ishujve të Egjeut Samos, Hios dhe Lesbos sa i përket çështjes së emigracionit.

Këtyre reagimeve nuk u ka shpëtuar as zv/ ministri grek i Punës që është pritur me fishkëllima dhe britma zemërimi nga banorët e Hios gjatë hyrjes së tij në mbledhjen e Këshillit bashkiak ku tema kryesore ka qenë pikërisht protesta për krijimin e qendrave të mbyllura për emigrantët dhe refugjatët në ishujt e Egjeut.

Megjithëse qeveria greke po përpiqet të transferojë mijëra emigrantë në Greqinë kontinentale, banorët e tre ishujve në fjalë me kampet e tyre të emigrantëve tashmë të mbipopulluara, protestojnë vazhdimisht për gjendjen në të cilën ndodhen, ndërsa fluksi i refugjatëve që vijnë nga brigjet turke nuk ndalon.

“Numri i banorëve vendas arrin në 7000 vetë tani në dimër. Kurse i emigrantëve dhe i refugjatëve shkon në 9000 vetë”- tha Georgios Stantzos kryebashkiaku i Samos.

Javën që vjen është planifikuar në këto tre ishuj ,protestë e përgjithshme e banorëve që kërkojnë zgjidhje nga qeveria, por edhe ndihme nga BE.
“Nuk mund të flasim sot për mungesë fondesh, por për një indiferencë të qëllimshme për të ndihmuar këta njerëz”- tha një punonjëse e ‘Mjekëve pa Kufij’.

Greqia vazhdon të jetë në vijën e parë të krizës së migracionit në Europë duke pranuar gjatë vitit që kaloi mbi 60000 emigrantë nga Turqia të cilët vijnë kryesisht nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, por edhe Afrika e Veriut, me synim Europen qendrore.

E ndërsa për disa mijëra pasi vijnë, fillon kalvari i vonesave për të marrë kërkesën e azilit dhe pritja në kampe me kushte tepër të vështira, shumë të tjerë nuk arrijnë të realizojnë ëndrrën e tyre që ndërpritet në menyrë tragjike në ujërat e Egjeut apo Mesdheut.

Të fundit

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë...

Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel,...

Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë...

Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ky lum zviceran është aq i pastër, sa vendasit e përdorin atë për të shkuar në punë. Në Zvicër, njerëzit kanë zbuluar një mënyrë të...

Njihuni me teknokratin e Kremlinit që zbaton agjendën e Putinit

Zëvendëskryetari i parë i administratës presidenciale të Rusisë, Sergei V. Kiriyenko, është kthyer gjatë tre viteve të fundit në inxhinierin kryesor të menaxhimit politik...

Lajme të tjera

Web TV