Si u arrestua me armë e mjete policie miku i prokurorit Arjan Ndoja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga /Fjala.al/

Mbrëmë policia e Shtetit njoftoi arrestimin e një personi nga Fushë-Kruja i cili po udhëtonte në drejtim të Tiranës me një mjet të blinduar, me fenelina policie dhe me armë.

Edmond Voga është personi që u bë i njohur nga një konflikt familjar nga i cili në fakt dolën në dritë një sërë të dhënash komprometuese edhe të vetë prokurorit të cilit aso kohe i shërbente si shofer dhe shoqërues.

Prokurori Arjan Ndoja, i cili i shpëtoi mrekullisht një atentati në Shkozet pak kohë më parë, atentat në të cilin humbi shoferin tjetër, u bë objekt i një mori padish nga një konflikt pasuror mes tij dhe familjes së të arrestuarit të mbrëmshëm.

Policia e Tiranës që mbrëmë ndodhej në zonën e Vorës për të kryer urdhër-arrestet e prokurorisë, gjatë kontrolleve në rrugën Vorë-Krujë, e pikasi mjetin luksoz në të cilin gjendej miku i prokurorit.

Edmond Voga rezultoi se drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës, madje me fenelina policie dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit. Makinës iu bë kontroll i imtësishëm, gjatë të cilit, 44-vjeçarit nga Fushë Kruja iu zbulua në çantën e dorës një armë zjarri pa leje, e tipit  TT.

Në 21 korrik të vitit 2018, Mondi Voga u padit nga avokati Ilia Ilia si një ndër personat që e sulmuan para gjykatës së Durrësit. Avokati deklaronte asokohe se i njohu dhe i identifikoi autorët si njerëz të vënë nga prokurori Arjan Ndoja. Njëri ndër agresorët sipas tij ishte edhe shoferi i këtij të fundit, Mondi Voga. Babai i shoferit të Ndojës, Kadri Voga u shpreh se djali i tij është përdorur nga prokurori Ndoja.

Prokurori Ndoja u kallëzua nga avokati, ndërsa çështja është ende në hetim. Voga njihet si tip problematik. Deri në shtator të vitit të kaluar ka qenë inspektor mjedisi në Durrës, ndërsa para dy vitesh drejtori i ALUIZNI-t në Fushë-Krujë. Para pak vitesh vëllait dhe të atit të tij i dogjën makinën në oborrin e shtëpisë e më vonë i çuan edhe dy granata.

Të fundit

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për zjarret, numri dhe intensiteti i...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Lajme të tjera

Web TV