“Bardhok Bina, Ndrec Ndue Gjoka, Asim Aliko, Cucat e Mirditës”, a duhet t’i trajtojmë dhe sot si heronj?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në rrjetet sociale ashtu siç ndodh shpesh edhe këtë herë ka lindur një debat mbi emrat e disa heronjve të popullit gjatë regjimit komunist.

Po flasim për Bardhok Biba, sekretari politik i Komitetit të PPSH-së së Rrethit Mirditë, u vra nga kundërshtarët e vet, më 7 gushtit 1949.

Ndrec Ndue Gjoka, u vra si mësuesi që hapi shumë shkolla. Ai ishte një njeri plot ëndrra për të hapur shkolla e për të ndriçuar mendjen e patriotëve të tij të zhytur në një terr mesjetar. I kërkoi direkt kryeministrit të kohës, Enver Hoxhës, që në Mirdite në mënyrë të menjëhershme të hapeshin 50 shkolla. Përgjigja i erdhi e shoqëruar me të gjitha mundësitë financiare e bazën materiale modeste, natyrisht, por e përshtatshme për të hapur shkollat.

Asim Aliko, ishte kryetari i grupit special të Ministrisë së Brendshme që kishin si qëllim depërtimin në radhën e bandave e agjenturave të huaja me pseudonimin “Tomorri”. Aliko u bë pjesë e Sigurimit të Shtetit në vitin 1948 dhe punoi derisa doli në pension në vitin 1965. se Aliko për pesë vjet ka kapur 120 banditë. Taktika e tij ishte që t’i përçante banditët, të organizonte takime neë vende ku donin oficerët e Sigurimit, me qëllimin për t’i kapur të gjallë diversantët. Mënyra më origjinale e Alikos ishte se pjesën më të madhe të rasteve ai e arrinte këtë me dollitë që ngrinte.

Cucat e Mirditës u vranë sepse shkuan të punonin në mënyrë vullnetare në hekurudhë.

Por pas çdo historie të tyre lind pyetja se si duhet të trajtohen këto figura sot? Kjo temë ka lindur pas një statusi të publikuar nga Agim Cani, babai i këngëtares së njohur Miriam Cani, temë e cila ka sjellë reagimin e shumë komentuesve të cilët ashtu siç ndodh shpesh janë ndarë në dy grupe.

Lexo edhe :  Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë/ Të reflektojmë mbi vlerat e njerëzimit

“Shqiptarët nuk kanë heronj të ndryshëm, por interpretime të ndryshme. Psh Bardhok Biba, Ndrec Ndue Gjoka, Asim Aliko, Cucat e Mirditës janë heronj përjetë”, shkruan Cani./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e...

Vdekja e Dr.Florit, shkak që të largohej nga Shqipëria? Rrëfimi emocional i Big Bastës

Këngëtari Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit Big Basta, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “S’e Luan Top”, ku...

Berisha: Në PS po i nxjerrin ‘sytë’ njëri-tjetrit

Kryedemokrati Sali Berishaka deklaruar se Partia Demokratike dhe ajo Socialiste dallojnë nga njëra-tjetra për faktin se në PD kanë respekt për njëri-tjetrin, ndërsa në...

2024, viti i SPAK-ut

Nga Artur Ajazi Nuk ka pse ti themi atyre të SPAK-ut “jeni heronj” dhe ti varim ndonjë dekorate. Po mbyllet një vit plot ngjarje, arritje, suksese,...

Nga minimumi jetik 200 euro te paga mesatare 1200 euro, Berisha: Paratë janë….

Kreu demokrat Sali Berisha gjatë një takimi të organizuar nga dega e PD-së së Kamzës, tha se në territorin e Shqipërisë nuk do ketë...

Lajme të tjera

Web TV