Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Koridhalos në Greqi. Një 45 vjeçar shqiptar është gjetur i varur nga gardianët në qelinë e tij. Mësohet se burri ishte babai i 3 fëmijëve dhe se qëndronte në burg prej më shumë se 5 vitesh.
Burime nga policia greke bëjnë me dije se në burgun e Koridhalos kjo është ngjarja e shtatë brenda këtij viti. Pritet që trupi i pa jetë i 45 vjeçarit, identiteti i të cilit nuk është zbardhur ende, te dërgohet në atdhe. Ka.Li/fjala.al