Merkato, hapet “drita jeshile” për Kukësin, mbetet “dritë e kuqe” për Partizanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Verilindorëve u hapet dera për të bërë merkaton, kryeqytetasit ende presin lajm nga CAS-i. Një “po” e një një “jo”. Kështu mund të cilësohet me pak fjalë ajo që po ndodh me dy klubet shqiptare, Kukësin dhe Partizanin, të cilat kanë parë, për arsye të ndryshme, t’u bllokohet merkatoja në hyrje për të paktën një vit. Për verilindorët, shkak ka qenë çështja e futbollistit Filip Zderiç, i cili e ka fituar që në janar gjyqin me Kukësin, që duhet të paguajë rreth 55 mijë euro me gjithë kamata.

Klubi verilindor nuk pati paguar, sikurse FIFA kishte sugjeruar, dhe merkatoja e tij u bllokua. Por burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit pohojnë posaçërisht për Fjala.al se kjo pagesë është shlyer dhe organizmi që qeveris futbollin botëror ka hapur dritën jeshile për klubin shqiptar dhe tanimë trajneri Skënder Gega mund të marrë frymë lirisht sa u përket përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, mbetet ende e bllokuar merkatoja për Partizanin, për shkak të çështjes së ndërlikuar të Erald Çinarit, me klubin e kuq që është ndëshkuar nga FIFA pas padisë së klubit kroat të Istras. I kontaktuar nga Fjala.al, përfaqësuesi ligjor i Partizanit, Gerald Burba, ka pohuar se ende nuk ka një përgjigje nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), por kjo përgjigje pritet në ditët në vijim.

Një gjë të tillë e konfirmojnë për Fjala.al edhe burime në Federatën Shqiptare të Futbollit, të cilat sqarojnë se ende nuk kanë marrë dritën jeshile për të lejuar Partizanin të përfshihet në merkato, aty ku të kuqtë e kanë të ndaluar si për këtë verë, ashtu edhe në janarin e vitit të ardhshëm. Ru.Do/ Fjala

Të fundit

Mungesa e fuqisë punëtore/e-Albania lehtëson procedurat për punësimin e shtetasve të huaj

Në portalin qeveritar “e-Albania” janë regjistruar gjithsej 85,980 aplikime për “leje unike”. Ky shërbim elektronik u mundëson shtetasve të...

Kishte ardhur me pushime në Shqipëri, 15-vjeçari polak bie nga kati i katërt i banesës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës, më 16 korrik, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar të...

Mbërrin në Durrës “Mircea”, veliera shkollë e Marinës rumune! U ndërtua në vitin1938

Ka mbërritur në Durrës “Mircea”, veliera shkollë e Marinës rumune. E ndërtuar në vitin 1938 në kantierin gjerman Blohm & Voss, “Mircea” është një velierë...

Rama i dorëzon Mohammed bin Zayed Urdhrin e Madh të Mirënjohjes Publike

“Në filluam dëgjuam për Emiratet më pas erdhëm ta njohim, të vlerësonim njerëzit e saj. Kjo marrëdhënie është e përkushtimit tuaj personal. Nuk e...

Djali “sekret” i Vladimir Putin

Foto të reja të "djalit sekret" të Vladimir Putinit, Ivanit janë bërë publike. I vogli ka një ngjashmëri të habitshme me të atin, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV