“Kthehet nga vdekja” 81- vjeçarja ruse pas natës së kaluar në morg

81-vjeçarja Zinaida Kononova u deklarua e vdekur pas një operacioni në zorrë në 14 gusht. Ajo u dërgua në morg pas mesnate, por nuk do ta besoni se çfarë ka ndodhur në orët e para të ditës që pasoi. Mjekët mbetën të shokuar kur në orën 8 ajo u gjet e shtrirë në tokë nga një infermiere.

Kononova ishte rrëzuar në përpjekje për t’u larguar nga morgu, ndërkohë që infermierja nisi të ulërinte nga tmerri.

Mjeku i turnit mendoi fillimisht se infermierja po kalonte një atak paniku, por e kuptoi situatën kur pa që 81-vjeçarja po lëvizte.

Mjekët i thanë mbesës së Kononovës se gjyshja e saj ishte klinikisht e vdekur për 15 minuta dhe se  “ishte kthyer nga bota tjetër”.

Nga hetimi u zbulua se doktori dhe anestezisti e kishin dërguar në morg të moshuarën 1 orë e 20 minuta pasi e deklaruan të vdekur, duke mos respektuar rregullin e dy orëve të plota.