Turqia përplaset me Greqinë/ Pretendimet për burime nafte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euronews Turkish raporton se Turqia ka zbuluar burime të reja të gazit natyror në Mesdheun lindor . Konfirmimi vjen pasi vetë presidenti Erdogan është shprehur se të premten do të bëjë me dije një lajm të mirë.

Anijet greke dhe turke janë shpërndarë në një zonë midis ishujve të Kretës dhe Qipros pasi Turqia dërgoi një anije për të kërkuar naftë dhe gaz në ujërat për të cilat Greqia pretendon se janë vendosur mbi zonën e saj kontinentale.

Nga mediat vendase rapoprtohet se Turqia ka dërguar ndërkohë anijen “Kanuni” nga porti jugor turk i Mersinit në zonën ende të pazbuluar. Kjo anije ka një ekuipazh prej 35 personash dhe është në gjendje të shpojë 3,000 metra në një thellësi prej 12 mijë metrash.

Një hap i tillë do të shënonte një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve, të mosmarrëveshjeve territoriale me Greqinë dhe Qipron në Mesdheun lindor, ku Turqia po kërkon naftë dhe gaz në ujërat e debatueshme.

Greqia dhe Qiproja mbështeten nga BE në mosmarrëveshjen për të drejtat e kërkimit për gaz në Mesdheun Lindor. Sipas bllokut, Turqia po kërkon gaz në ujërat territoriale greke dhe qipriote në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë Franca ka rritur përkohësisht praninë e saj ushtarake për të larguar aksionet turke, ndërsa Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se BE ishte e shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve.Ankaraja rifilloi kërkimin e saj në ujërat e Mesdheut javën e kaluar.

Erdogan është shprehur se presioni evropian nuk do ta detyrojë aspak të ndryshojë drejtim.

Rajoni është kthyer në një pikë të nxehtë energjie në vitet e fundit, me Qipron, Izraelin dhe Egjiptin, të gjithë duke zbuluar burime të rëndësishme natyrore.

Lexo edhe :  Tuneli në fund të detit po "ndryshon hartën" e Europës përgjithmonë, 18 kilometra i gjatë

Dhe Ambiciet e Turqisë për të siguruar gjithashtu një pjesë të burimeve natyrore në Mesdheun lindor mund të tensionojnë më tej marrëdhëniet me fqinjët e saj evropianë. Ru.Do/ Fjala

Të fundit

Pse asnjë nga aktorët e rinj të “Beatles” nuk është nga Liverpool?

Pra, Sam Mendes ka përzgjedhur kastin për tetralogjinë e tij madhështore për Beatles, por asnjë aktor nuk është nga...

Një përgjigje të pandershmit Sali Berisha, për 2 prillin

I pandershëm Kryebandit! Në një vend si Shqipëria, ku banditët bëhen deputetë, ministra, kryeministra, presidentë, biznesmenë "të suksesshëm", pronarë mediash "demokratike", gjyqtarë milionerë dhe VIP-a...

“Jam në listën e hapur”, mesazhi i Metës nga qelia: Vota për mua, votë kundër diktaturës

Presidenti i Partisë së Lirisë është bërë pjesë e takimit ku PL po prezantohen kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Meta u shpreh shqiptarët duhet...

“Liria do të triumfojë në 11 maj”/ Meta: Ndryshimi ynë i parë do të jetë Kodi elektoral!

Presidenti i Partisë së Lirisë, në një audio-mesazh ka kërkuar votën e shqiptarëve më 11 maj, duke u shprehur se vota për të si...

Ish-presidenti Barack Obama flet për herë të parë për krizën në martesën e tij

Barack Obama ka treguar se po punon shumë për t’u pajtuar me gruan e tij, Michelle Obama , pasi dy mandatet e tij në...

Lajme të tjera

Web TV