Adoleshentja vdiq pas xhiros me motor uji në det me 25-vjeçarin, kush është i riu i kthyer nga Anglia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I riu që shikoni në fotografi është 25-vjeçari, Indrit Bajraktari, i cili ndodhej në motorin e ujit bashkë me vajzën 17-vjeçare Enisa Doda.

E reja u gjet e vdekur në det në Velipojë, ku sipas dëshmisë së Bajraktarit, vajza kishte rënë nga motori i ujit.

Por ndaj 25-vjeçarit i cili prej pak kohësh është kthyer nga Anglia, janë ngritur tre akuza, “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pas arrestimit të tij.

Kjo pasi dyshohet se i riu ka parë vajzën teksa ka rënë nga mjeti dhe nuk i ka ardhur në ndihmë, duke bërë që adoleshentja të mbytet.

Të zotët e motorit të ujit, nisën të shqetësohen teksa nuk po i shihnin të rinjtë të ktheheshin në breg. Ndërsa dolën të kërkonin, ata pikasën Bajraktarin duke dalë në breg me not, ndërsa mjetin e kishte braktisur në det.

Kur e pyetën për të renë, ai tha se kishte dalë në breg dhe ishte larguar me xhaxhanë e saj. Por familjarët e mohuan diçka të tillë, duke bërë që policia të arrestojë të riun. Ishte një peshkatar ai që pikasi trupin e pajetë të vajzës, rreth 800 metra nga bregu, në zonën e Vilunit.

E ndjera ishte me origjinë nga Burreli dhe banuese në Bathore, Tiranë dhe prej disa ditësh ndodhej me pushime me familjen në Velipojë, ndërkohë që me të riun nga Postriba kishin njohje familjare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV