Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njofton se ”Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë” do të kandidohet si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Margariti sqaron se Eposi i Kreshnikëve është një̈ nga pasuritë̈ e çmuara të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare, për këtë arsye Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale vendosi të çojë punën në UNESCO.
Postimi i plotë i Elva Margaritit
”Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë”, është një̈ nga pasuritë̈ e çmuara të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale vendosi të çojë punën përpara për ta kandiduar atë̈, si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s.
La.Mi/Fjala.al